Bota

‘Putinizmi do sundojë edhe për 100 vite’






               Publikuar në : 20:07 - 11/02/19 |
mapo.al

Nga Julian Roepcke, BILD


Këto janë fjali që deri më tani Kremlini i ka mohuar. Tani është ‘këshilltari personal’ i Putinit dhe personi përgjegjës për Ukrainën në Rusi, Vladislav Surkov, që ka shkruar një artikull në një revistë politike ruse, që ndoshta do të hyjë në librat e historisë.

Në këtë shkrim, njeriu kryesor i Putinit në Kremlin thekson: “Duhet të kuptojmë sistemin e qeverisjes së Putinit dhe të gjithë kompleksitetin e ideve dhe dimensionet e Putinizmit si ideologjia e të ardhmes”.

Putini vetë, shkruan zëdhënësi me ndikim i presidentit, është ‘thuajse një putinist, siç për shembull Marksi nuk ishte vetëm fiks një marksist’. Megjithatë, Putinizmi, sipas Surkov,vlen për të gjithë ata që nuk janë Putini, por që do të donin të ishin si ai.

Me këtë nënkuptohen sunduesit e ardhshëm të Rusisë.

Putini dhe Putunizmi, shpjegon Surkov me bujari, janë pa alternativë sa i përket Rusisë pasi kanë zëvendësuar demokracinë.

“Iluzioni i zgjedhjeve është më i rëndësishmi i të gjithë iluzioneve, është mashtrimi më i madh i mënyrës perëndimore të jetesës dhe i demokracisë perëndimore në veçantë. Refuzimi i këtij iluzioni…e udhëhoqi shoqërinë tonë drejt një versioni të saj sovran të zhvillimit demokratik”.

Për Surkov, sistemi i Putinit shënon edhe fundin e iluzionit të zgjedhjeve edhe për disa kohë pas vdekjes së sundimtarit aktual. Vetëm me anë të Putinizmit, ‘Rusia do të mund të vazhdojë të ekzistojë si komb jo vetëm në vitet e ardhshme, por edhe gjatë dekadave, madje me shumë gjasa për gjithë shekullin që vjen’.

Por si do shpërndahet Putinizmi në botë? Surkov zbulon të pabesueshmen: “Politikanët e huaj shkruajnë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje dhe referendume në mbarë botën. Çështja është më serioze- Rusia ndërhyn me trurin e tyre dhe ata nuk dinë se çfarë të bëjnë me ndërgjegjen e tyre të ndryshuar”.

Vladislav Surkov njihet për rolin e tij në aneksimin rus të Krimesë në vitin 2014. Që prej atëherë ai është në listën e sanksioneve të BE. Pavarësisht se nuk i lejohet të hyjë në BE, ai erdhi në vitin 2016 zyrtarisht në Gjermani, ku u takua me Kancelaren Merkel dhe më pas me ministrin e Jashtëm, Steinmeier.

Arsyeja: Qeveria gjermane e vlerësonte atë si shumë të rëndësishëm për qasjen e Rusisë në Ukrainë, sa zbatuan një përjashtim afatshkurtër për të.

Një ideologji e frikshme ruse pas historisë së manipulimeve zgjedhore


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas