Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pyetja për Arta Markun: Çfarë keni bërë deri tani për dy tërmetet?

by mapo.al
05/12/2019
in Aktualitet, Politika
0

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama i ka drejtuar disa pyetje sërish sot Prokurorisë duke i kërkuar informacione mbi hetimet pas tërmetit të 21 shtatorit, që e cilëson paralajmërimi i natyrës për tërmetin e 26 nëntorit.

Në një deklaratë për media nga selia e LSI-së, Luan Rama tha se Shqipëria prej shtatorit deri tani është goditur nga tërmete të cilat kanë nxjerrë zbuluar mungesën e eficencës, mungesën e përgjegjësisë dhe mungesën e veprimeve korrekte për të mbrojtur e garantuar jetën e qytetarëve.



Duke iu drejtuar prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, ai i kërkon të informojë publikun për gjithçka të bërë në përmbushje të detyrës kushtetuese.

Deklarata e Plotë e Luan Ramës
“Situata tragjike dhe pasojat e rënda që krijoi tërmeti i 26 nëntorit na bënë të gjithëve jo vetëm të reflektojmë por të demonstrojmë edhe përgjegjshmërinë që gjithçka ka ndodhur të evidentohet, të hetohet, të zbardhet në sytë e opinionit publik sepse vetëm kështu do krijohet besimi se institucionet e shtetit po e bëjnë detyrën. Prokuroria jo vetëm që nuk është prezentë në detyrimin kushtetues për të informuar publikun në lidhje me pasojat dhe shkaqet që çuan në këtë situatë të rëndë por të gjithë mbajnë mend nxitimin e prokurorisë për të informuar publikun pas çdo proteste që bënte opozita a thua se nuk kishte punë tjetër prokuroria.

Shqipëria prej shtatorit deri tani është goditur nga tërmete të cilat në fakt kanë nxjerrë zbuluar mungesën e eficencës, mungesën e përgjegjësisë dhe mungesën e veprimeve korrekte për të mbrojtur e garantuar jetën e qytetarëve.

Meqenëse prokuroria vazhdon të heshtë jam i detyruar ta pyesë publikisht zonjë prokurori të Republikës së Shqipërisë. Jo me qesëndi e konsideroj zonja dhe jo prej faktit që e drejton një zonjë. Zonja prokurori çfarë keni bërë për të hetuar pasojat dhe shkaqet që çuan në pasojat e rënda të tërmetit të 21 shtatorit, të tërmetit që ishte parathënia apo paralajmërimi i natyrës për tërmetin e 26 nëntorit? Cili ka qenë grupi hetimor që është marrë, ka hetuar? A keni evidentuar gjatë hetimit tuaj pas tërmetit të 21 shtatorit objekte, ndërtesa, godina banimi në risk, të dëmtuara ë të cilat nuk duhet të kishte qytetarë? Në sa prej godinave të dëmtuara kanë qenë të evidentuara si të papërshtatshme?

Jeni e lutur të informoni publikun për gjithçka keni bërë në përmbushje të detyrës suaj kushtetuese. Për të evidentuar përgjegjësinë dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që me mosveprimin e tyre skandaloz dhe kriminal pas tërmetit të 21 shtatorit, janë bashkëfajtorë në krimin e shëmtuar të tërmetit të 26 nëntorit. Jepni përgjigje. Demonstroni që jeni institucion i pavarur, në zbatim të ligjit dhe Kushtetutës. Jemi në pritje të përgjigjes suaj në mënyrë që qytetarët të kuptojnë se ju nuk vepronin nën urdhër apo nën presion politik”.

Tags: Arta Markuluan ramaTermeti 26 nentorTermeti 6.4 balle

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Rama i hakërrehet deputetëve të opozitës së re: S’dini të flisni

Rama i hakërrehet deputetëve të opozitës së re: S'dini të flisni

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In