Lajmi i vertetë në intervistën me zyrtarin e lartë Palmer, ngjan se janë pyetjet që drejton Zëri i Amerikës. Intervista e Matthew Palmer për Zërin e Amerikës mund të ketë qenë ndër intervistat e tij më të vështira. Kjo për faktin se gazetarja e VOA, Jovana Djuroviç nuk është kursyer aspak ta “gozhdojë” zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për qëndrimet e tij lidhur me krizën politike që po kalon Shqipëria.
Pyetje e drejtpërdrejtë e Djuroviç është ajo nëse Palmer mbështet qeverinë e kryeministrit Edi Rama, të cilës ai i përgjigjet me mohim.
VOA: Opozita është jashtë institucioneve dhe shumë thonë se SHBA kanë zgjedhur stabilitetin mbi demokracinë duke mbështetur kryeministrin Rama. Si u përgjigjeni atyre kritikëve?
Palmer: “Ne nuk po mbështesim kryeministrin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucionet shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëveshjet politike në Shqipëri të zgjidheshin përmes këtyre institucioneve e jo përmes ndërhyrjeve nga jashtë”, thotë ai.
Një tjetër pyetje e VOA është ajo se: A jeni i shqetësuar se qeveria e zotit Rama po kthehet në autokrate?
Palmer: Ajo që na shqetëson është se nuk ka Gjykatë të Lartë. Ne do të dëshironim që gjykata të konstituohej. Mendojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë të ketë përgjegjshmëri, transparencë dhe respek për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishme për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishme për rajonin.
30 qershori zë gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të intervistës ku duket se Palmer ka ndryshuar qëndrim në raport me zgjedhjet. Ai thotë se SHBA ka rezerva sikurse OSBE-ja, por u takon gjykatave shqiptare të vendosin nëse zgjedhjet duhet të përsëriten.
VOA: OSBE-ja e di se zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, por zgjedhjet u mbajtën gjithsesi. Votuesit mund të mos kenë patur një zgjedhje domethënëse midis opsioneve politike. Pra, a duhen përsëritur zgjedhjet lokale?
Palmer: Kjo varet në të vërtetë nga institucionet shqiptare. Apo jo? Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të donim që Gjykata e Lartë të ngrihej, e përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar procesin e duhur të verifikimit. Ajo gjykatë do të ishte pikërisht në gjendje t’i përgjigjej asaj pyetjes. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjykojnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim.
VOA: Po, por edhe SHBA kishin vëzhguesit e tyre në zgjedhje. Pra, bazuar në këtë fakt, mendoni se zgjedhjet duhet të përsëriten?
Palmer: Unë mund t’ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga Misioni Monitorues i OSBE-ODIHR-it, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote. Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja. Përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare.
Sikurse sikurse nuk mungojnë as qëndrimet e prera dhe konkrete të VOA-s lidhur me shpalljen e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, “non grata” nga DASH, duke e pyetur Palmer nëse akuzat e Uashingtonit ndaj tij, për korrupsion madhor, tregjojnë diçka edhe për qeverinë Rama…
LEXO EDHE:
Palmer: SHBA ka rezerva për 30 qershorin, nuk mbështesim Ramën