Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Qaja çdo ditë”/ Dëshmia tronditëse e 17-vjeçares që u abuzua nga prifti grek

by us er1
22/01/2022
in Aktualitet, Rajoni
0

Një prift në Greqi u arrestua ditën e premte, pasi akuzohet se ka abuzuar me një të mitur shqiptare, në kishën të cilën ajo e frekuentonte shpeshherë.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që të mitur të tjerë në katekizmin e tempullit të shenjtë të Kato Patisias, të jenë vikima të priftit 37-vjeçar.



Mediat greke shkruajnë se gjithçka ka nisur nga viti 2019 deri në maj 2020. Prifti ka abuzuar 7 herë vajzën e mitur duke e kërcënuar vazhdimisht, se nëse do të hapte gojën do i tregonte familjes së saj fotot dhe videot që kishte.

Viktima arriti të thyente heshtjen e saj nëntorin e kaluar, kur pa një film që fliste për abuzimin seksual.

37-vjeçari iu prezantua vajzave të mitura si spiritualist, rrëfimtar dhe mentor dhe u kërkoi të diskutonin me të gjithçka dhe problemet e tyre personale për të gjetur bashkë një zgjidhje. Në këtë mënyrë ai u afrohej më shumë viktimave të tij dhe kalonte kohë me ta, pa shkaktuar dyshime në mjedisin e tyre familjar.

“Në fytyrën time do të shihni babanë tuaj dhe mësuesin tuaj.” Këto fjalë mësohet se janë përsëritur nga prifti, sipas deklaratës së 17-vjeçares.

Autoritetet u njoftuan për veprimin e neveritshëm të priftit dhe e vunë menjëherë nën veprim. E mitura ka përshkruar me detaje aktet e tmerrshme nga prifti 37 vjeçar i kishës së Kato Patisias i cili është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

“Kur fillova të shkoja në shkollën e mesme, nuk mora pjesë më në katekizëm. I thashë mamit që nuk doja të shkoja më dhe ishte periudha kur filloi pandemia dhe isha e vetme në shtëpi. Qaja çdo ditë nga frika, nuk dija çfarë të bëja. Ky njëri më përdhunoi jo vetëm trupin por edhe shpirtin. Mendova se isha vetëm në këtë situatë. Por kur fola me shoqen time të ngushtë, kuptova se pranë vetes kisha edhe njerëz që mund të më ndihmonin”, ka thënë e mitura në dëshminë e saj.

Nga ana tjetër prifti ka mohuar gjithçka ndërsa të gjithë fajin ia hedh vajzës së mitur. Duke folur për Mega, avokati i tij Andreas Theodoropoulos theksoi se:

“Është një rast i çuditshëm. Prifti nuk ka qëndruar kurrë vetëm me fëmijët e katekizmit. Klienti im deklaron veten të pafajshëm. Vetë ankuesja i dërgoi atij një mesazh me përmbajtje seksuale, të cilit prifti nuk iu përgjigj kurrë dhe nuk ia tha askujt”, deklaroi ai.

Ndërkohë është bërë publike një tjetër dëshmi e një tjetër vajze të cilës ai i kishte kërkuar të qendronin vetëm.

“Më tha të shkojmë natën atje (në katekizëm), do të jemi vetëm. Mos ki frikë, do të jemi të dy, do të kalojmë mirë”, i tregon një 19-vjeçare banuese në Kato Patisia, për median “Shtypi i Lirë”, duke denoncuar përpjekjen priftit për t’iu afruar asaj në nëntor 2020.

Ai kishte ftuar vajzën e re dhe një mikeshë të saj në zyrën e saj në kishë, për t’u kërkuar të vizatonin një mur me grafiti. Në fakt raportohet se ai më pas iu ka bërë propozime të pahijshme, duke i kërkuar vajzës që t’i kushtonte një orë nga koha e saj.

“U largova e frikësuar, nuk fola më me të. Pas gjysmë ore më dërgoi një mesazh”, shprehet 19-vjeçarja. Në sms shkruhej: “Mirëmbrëma dhe më falni që ju shqetësova. Nëse dëshironi, më bëni një sugjerim në rrjetet sociale! Faleminderit shumë !!!”.

Sipas vajzës së re, ajo ka telefonuar të nesërmen në tre komisariate, por i janë përgjigjur se duhet ta bënte denoncimin në momentin që 37-vjeçari i është afruar.

Tags: abuzimGreqishqiptarja

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
37 vjeçarja nga Tirana nën hetim, braktisi të birin në Gjermani

37 vjeçarja nga Tirana nën hetim, braktisi të birin në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In