Eugjen Merlika, i mbijetuari i Kampit të Tepelenës dhe nipi i Mustafa Krujës, i ftuar në ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili ka rrëfyer momente të ndryshme të jetës së tij në Kamp.
Vasili: “Jeni nipi i Mustafa Krujës, jeni rritur në një shkollë të regjimit komunist. Në atë kohë gjyshi juaj cilësohej si tradhëtar. Kur ju ngrinin në mësim si e artikulonit?”
Eugjen Merlika: “Kur isha në klasë të 6 një shoqe klase shkruajti me shkronja të mëdha emrin Mustafa Kruja. Kur hyri mësuesi sapo e pa u vrejnt dhe pyeti kush e ka bërë këtë? E fshiu dhe më pas tha ju nuk keni pse merreni me këto punë, ju vetëm mësoni dhe kaq.”
Vasili: “Kishit ndonjë version tjetër të historisë. Kur e mësuar të vërtetën për gjyshin tuaj?”
Merlika: “E kam mësuar në maturë, kur kam qenë 15-16 vjeç. Mora një imazh tjetër nga ajo që më kishte dhënë shkolla. Të plotë e kam mësuar historinë kur pata në dorë materialet që kishte lënë trashëgimi gjyshi. Aty rashë në kontakt me veprat që ai kishte lënë si trashëgim”
Vasili: “Mustafa Kruja vazhdon të jetë një nga figurat mëtë goditura në komunizëm. Kush ishte Mustafa Kruja”
Merlika: “Ka qenë çlirimtar i pavarësisë, një njeri që është përpjekur gjithnjë për të mirën e Shqipërisë. Në fillim ka qenë nacionalist i bindur që kishte si synim zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë. Ka shkruar një fjalor të gjuhës shqipe që fatekeqësisht ka humbur, ka qenë studiues, publiçist. “
Vasili: “Dua të flas për tradhëtarin Mustafa Kruja në thonjëza”
Merlika: “Nuk njoh tradhëtar me këtë emër, njoh atdhetarë. Ai me vërte ka bashkëpunuar me Italinë, por ka punuar në favor të Shqipërisë”.
Vasili: “Ju vjen keq që rreth kësaj figure ka akoma dritëhije?”
Merlika: “Sigurisht që më vjen keq”
Vasili: “Ju jeni i mbijetuar i Kampit të Tepelenës. Ju vijnë në mendje detaje të asaj kohe?”
Merlika: Unë kam qenë i vogël kam shkuar 5 vjeç dhe kam qëndruar 2 vite. Kam qenë atje me gjyshen dhe nënën, sepse babai dhe xhaxhai ishin në burg.”
Vasili: “Çfarë kujtoni më së shumti?”
Merlika: “Më kujtohet uria, më kujtohet terrori policor. Më kanë marrë që 6 vjeç më kanë futur në birucë, vetëm sepse i gjuajta me gurë një derri të komandës. Më kanë lënë vetëm në qeli, 6 vjeç. Unë qaja, thoja erdhi gogoli gogoli. “
Vasili: “Si ishte jeta e një nxënësi nga Kruja në kampin e Tepelenës, kishit diskriminime?”
Merlika: “Nuk mbaj mend shumë gjëra, nuk mbaj mend diskriminime nga mësuesit?”
Vasili: “Si ishin netët e festave, nata e Vitit të Ri për shembull?”
Merlika: “Nuk kishte festë aty”
Vasili: “Kanë vdekur shumë fëmijë aty?”
Merlika: “Kanë vdekur shumë fëmijë, fëmijë të vegjël zakonisht. Kur prindërit kthehehshin nga puna i gjenin të vdekur”
Vasili: “A i keni takuar xhelatët e tuaj?”
Merlika: “As nuk kam pasur kuriozitet. S’kam kuriozitet të takoj kriminela?”
Kujton se duke folur mire per nje tradhetar si Mustafa Kruja i ben nder Shqiperise.
Perse e thua ne THONJEZA qe M. Kruja eshte tradhetar, ai ne kuptimin e plote te fjales tradhetar eshte tradhetar, bashkepunetor me pushtuesin, cfare do me moj gazetare plehre.
Perse duhet te flase nipi i tradhetarit M. Kruja, flasin dokumentat e kohes dhe vepra e tij antishqiptare.
Nje cope trularaske si Eni kerkoj te rindertoj historine, historia nuk ribehet e nuk rindertohet ajo vetem lexohet ashtu sic e kane bere M. Kruja e tradhetare te tjere.
Keto lloj emisionesh duhen paditur per “fake news” per deformim te historise te bera nga keta gazetare te shpifur qe per dy lek audience per te rritur te ardhurat ne xhepat e tyre, poshterojne shqiptaret dhe Shqiperine, u ngrene monument bashkepunetoreve te fashizmit si tradhetari Mustafa Kruja, qe bashkepunimi me pushtuesit eshte bere ne te mire te Shqiperise.