ShowBizz

“Qante Naqiu”/ Moderatori Edi Manushi bën gafën e radhës… (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:17 - 20/11/19 |
mapo.al

Moderatori Edi Manushi njihet për gafat e shumta, të bëra përgjatë transmetimeve të drejtpërdrejta televizive. Mbrëmjen e djeshme, teksa i ftuar në emisionin  “Proçesi Sportiv” ishte Kastriot Tusha, Manushi i ngatërroi mbiemrin me atë të një aktori të njohur në vend.






“Le të ftojmë Kastriot Çaushin”-tha moderatori, i korrigjuar menjëherë nga kolegia Ilda Bejleri, duke shkaktuar më pas mjaft të qeshura në emision.



(Lapsusin e Manushit e gjeni në minutën 01:20)







Risjellim në vëmendje se Edi Manushi bëri pak kohë më parë një gafë që u komentua së tepërmi në media; shprehjen “qante Qaniu pas qerres së qumështit”, e ngatërroi duke thënë “qante Naqiu pas qerres së qumështit”.



1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas