Nga Ervis Iljazaj
Në mungesë të zhvillimeve të tjera politike, protesta e banorëve të “Astirit” është kthyer në betejën jo vetëm të atyre banorëve hallëmëdhenj për të mbrojtur pronat e tyre, por edhe në betejën kryesore politike.
Opozita shqiptare, e ka bërë të sajën kauzën e banorëve që protestojnë, dhe me sa duket është një goxha kauzë për të zhvilluar aksionin e saj opozitarë të javëve të fundit. Dhe, nuk ka asgjë jonormale që një opozitë ta përdorë edhe politikisht një protestë të tillë. Në fund të fundit, është absurde të pretendosh që një opozitë nuk do t’i bashkohet një grupi njerëzish që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre, me të drejtë apo jo qoftë.
Mirëpo, kjo është nga ato protesta, ku brenda saj ka shumë çështje. Madje, mund të konsiderohet jo vetëm një çështje e banorëve të “Astirit”, por për shumë arsye edhe si çështje që mund të përfshijë një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare për pretendimet e saj kundër qeverisë.
Këtë gjë opozita e di fare mirë, dhe po mundohet ta përdorë si mjet nxitës të një pakënaqësie të përgjithshme kundër qeverisë. Se sa është përfaqësuese e gjithë shoqërisë shqiptare pakënaqësia e banorëve të “Astirit” në raport me qeverinë, kjo mbetet për t’u parë.
Mirëpo, shqetësimi më madh i qeverisë në këto momente është pikërisht ky. Frika se ajo protestë mund të marrë përmasa të përgjithshme nëse nuk zgjidhet në një mënyrë të caktuar.
Pikërisht, për këtë arsye, qeveria nga ana e saj mundohet ta fusë atë protestë dhe raportin me të në kanalin e ligjshmërisë.
Për shembull, dje në mënyrë fare absurde është proceduar penalisht kreu i opozitës Lulzim Basha për pretendimin se ishte duke prishur qetësinë publike apo pengimin e qarkullimit të mjeteve.
Dakord, një protestë mund të ketë edhe problem dhe aspekte ligjore që duhen edhe marrë në konsideratë. Por, të procedosh penalisht kreun e opozitës sepse po proteston, është njësoj sikur t’i ndalësh atij aksionin opozitar. Kështu që, procedimi penal kundër Lulzim Bashës, është një veprim i panevojshëm dhe butaforik për disa arsye.
A thua se, një kryetar opozite është aty për t’ia bërë jetën të lehtë një mazhorance. Ndërkohë që, roli i tij kryesor është t’i “bllokojë” rrugën një qeverie, qoftë edhe duke penguar qarkullimin rrugor.
Aq më tepër kur bëhet fjalë për një protestë që ka shumë ndjeshmëri brenda si ajo e banorëve të “Astirit”, e cila është shume emocionale, ta fusësh në një raport ligjshmërie është totalisht e pamundur, dhe e padrejtë në një farë mënyre, sado ligje mund të shkelin ata kur janë duke protestuar.
Prandaj, procedimi penal në këto raste, dhe sidomos për kryetarin e opozitës, nuk është gjë tjetër veçse shenjë e një mënyre të sforcuar për të mbuluar realisht thelbin e kësaj proteste.
Dhe, thelbi i saj është çështja e pronësisë, e cila ende pas pothuajse 30 vitesh nuk është zgjidhur përfundimisht. Do apo nuk do mazhoranca në këtë rast, nuk e zgjidh dot këtë situatë me procedime penale. Por, është e detyruar të japë një përgjigje shteruese, duke patur parasysh se ky nuk është i vetmi rast në raportin midis pronës dhe shtetit shqiptar. Për sa kohë që çështja e pronës nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare, raste të tilla do të kemi pafund dhe në të ardhmen, Sepse, kjo është një çështje që kërkon një vizion të përgjithshëm të barabartë për të gjithë, dhe nuk mund të zgjidhet rast pas rasti.
Pse pyet…..ai procedohet qe te behet “hero” e te vazhdoj te vdes Opoziten.
Qartë ?
Qartë ?
Qe ishte shkrim i forte dukejnga komentet e shumta pro dhe kunder -Qe duhet te kryej detyrat e saj opozita ne mbeshtetje te popullitte zones se Astiriteshte e drejte e saj.Por qe te perkrahi shkelesit e ligjitqe ka miratuar vete.nuk me dukete drejte Kesaj i vjen ere rrebelizem.Se pjese e kesaj rremuje eshte edhe kryetari i opozitess
Qoftë qytetarët e qoftë opozita, duke lënë mënjanë ligjëshmërinë apo paligjëshmërinë e ngritjes apo prishjes së banesave, tenderat e dyshimta me kosto stratosferike, do të mjaftonte vetëm fakti se Rama, si në 2013 edhe në 2015 ka dalë publikisht e ka deklaruar në fushatë elektorale se ai nuk do të prishë asnjë shtëpi të pa legalizuar por do ti legalizojë ato të gjitha falas.
Në çdo vend demokratik të botës, ky mashtrim flagrant për të marë vota, do të demaskohej e shfrytëzohej nga cilado opozitë për të nxitur protesta..Por sa mashtrime të tilla elektorale ka bërë Edi Rama ?