Aktualitet

Që ta merrni vesh sa qesharake janë këta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:02 - 12/10/21 |
Klodian Tomorri

Kanë qenë një dorë ekspertësh të majtë të energjisë.






Kur ndodhte ndonjë abuzim apo nuk shkonte ndonjë gjë mirë me situatën energjetike në kohën e Berishës, këta dilnin në çdo televizion edhe bënin nga 20 shkrime nëpër gazeta.


Edhe për gjëra fare të vogla, të parëndësishme apo për gjëra që nuk kishin fare lidhje me qeverisjen. Po nejse, shumë mirë bënin. Opozita është si puna e kujdesit. Është gjithmonë e shëndetshme dhe nuk është asnjëherë e tepruar.







Tani këta janë rehatuar. Njëri një post ketu, një tjetër një post aty. Kanë kapur të gjithë ndonjë kockë dmth. Prapë mirë edhe këtu. S’ka ndonje të keqe.




Por dje ca nga këta kishte gjetur shkakun se pse Shqipëria ka hyrë në krizë energjetike.



Kush ishte shkaku do thoni ju? Shitja e hidrocentralit të Bistricës dhe Shkopetit nga Sali Berisha në vitin 2011.

Tani më thoni mua ju, ua merr dot pushtetin këtyre? Këta janë makineri pushteti. Të pacipë, të neveritshëm, zuzarë, sharlatanë. Por prapë janë makineri pushteti.

19


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas