Disa femra, dhe jo vetëm, janë të gatshme të provojnë çdo gjë vetëm që të duken disa vite më të reja. Edhe ato që nuk duan të provojnë thikën mund ta gjejnë veten duke praktikuar opsione të tjera për t’i dhënë lëkurës së tyre një pamje më rinore si Botox, microdermabrasion, mbushës, dhe … trajtime me kërmij.
Trajtimet me kërmij janë pikërisht ajo që mendoni: disa gjallesa të rrëshqitshme që “shëtisin” në lëkurën e fytyrës suaj.
Thuhet se ai që bën “magjinë” në këtë rast është mukusi që lëshojnë kërmijtë kur ecin. Lënda që ata lëshojnë thuhet se përmban proteina, antioksidantë dhe acid hialuronik, të cilët rinovojnë lëkurën.
Personat që i nënshtrohen këtij trajtimi në mënyrë të rregullt zakonisht shohin një përmirësim me aknet dhe shenjat të plakjes që zhduken.
Gjithsesi ka shumë nga ata që mendojnë, që pavarësisht benefiteve që mund të ketë, ky lloj trajtimi është thjesht “i shpifur”./JOQ.al/