Kreu i partisë “Lega Nord” i forcës më të madhe opozitare në Itali, Matteo Salvini ka publikuar në Facebook, një foto mëngjesin e sotëm nga shtëpia e tij në Lampedusa.
Të shumtë kanë qënë shqiptarët që e kanë përshëndetur këtë detaj.
“Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron dhe mbrohet, kufijtë mbrohen”, shkruan Salivini, ndërsa pas tij, mbi raft ndodhet një qeleshe tradicionale shqiptare, me shqiponjën dhe shkrimin “ALBANIA”