Kronika

Qëllohet katër herë me thikë gjyqtari Artan Gjermeni






               Publikuar në : 20:29 - 17/01/16 |
mapo.al

Gjermeni1Katër herë është qëlluar me thikë Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni.


Burime policore thanë se, gjyqtari ka shkuar me makinën e tij në Spitalin e Traumës.



Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, por gjyqtari Gjermeni ka refuzuar që të japë shpjegime se ku ishte goditur me thikë.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të kësaj ngjarjes, rrethanat e të cilës janë ende të paqarta. Policia ka bërë të ditur se po hetohet në dy pista. Pista e parë, plagosje për shkak të detyrës dhe e dyta për konflikte personale.
Burime nga bluzat e bardha kanë bërë të ditur se, gjyqtari është jashtë rrezikut për jetën edhe pse ka humbur gjak.

Gjermeni ka deklaruar se plagët i janë shkaktuar padashje ne shtepi nga një mjet prerës, i tipit llamarinë.

Gjermeni ka punuar disa vite ne Gjykaten e Lushnjes dhe vitet e fundit ai ishte transferuar ne gjykaten e Tiranes.

Ai ka qene pjese e trupit gjykues qe shpalli te pafajshem ish-guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, për çeshtjen e grabitjes se 7 mld lekeve nga banka.

Pas mjekimeve te marra, Gjermeni eshte larguar nga spitali.



CLOSE
CLOSE
Pas