Aktualitet

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një makine në Lezhë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:22 - 06/01/21 |
mapo.al

Një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri gjatë mesnatës në  lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë. Në rrethana të paqarta është qëlluar në drejtim të makinës së Eduart Picës, 25 vjeç.



Fatmirësisht, i riu nuk është lënduar. Ndërkohë, nuk dihet se kush fshihet pas këtij atentati. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë sakaq për zbardhjen e rrethanave, krehjen e zonës, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore.


Njoftimi i Policisë:



Lezhë/ Informacion paraprak



Në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P.,25 vjeç. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas