Një 24-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur, pasi është goditur me thikë në Hamburg të Gjermanisë pas një sherri.
Sipas mediave gjermane, i riu shqiptar është konfliktuar të mërkurën me një 36-vjeçar maqedonas.
Shqiptari ka marrë plagë të rënda dhe është paraqitur në një spital mbrëmjen e së enjtes.
Mësohet se agresori dhe viktima kanë përdorur thika në sherrin mes tyre. Por 24-vjeçari ka pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën, kurse 36-vjeçari ka pësuar një prerje në kokë.
Ata njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë. Ndërkohë edhe një shoqërues 51-vjeçar i maqedonasit ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë.
Ngjarjen e raportoi e përditshmja gjermane Bild. Emri i shqiptarit nuk është publikuar ende.
Policia gjermane prangosi edhe dy burra të moshës 45 dhe 59 vjeç si pjesëmarrës të mundshëm në këtë ngjarje, por janë liruar më pas.
Rrethanat ende mbeten të paqarta, ndërsa policia po merr në pyetje dëshmitarët dhe komunitetin shqiptar në Hamburg, që kishin njohje me 24 vjeçarin për të zbardhur motivet e krimi