Aktualitet

Qëlloi dhe fyeu kunatën, arrestohet 48-vjeçari në Krujë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:44 - 23/11/20 |
mapo.al

Krujë – Një 48-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet për dhunë në familje.



Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet B.R., banues në Fushë-Krujë.


48-vjeçari është vendosur në pranga sepse ka ushtruar konkretisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.




Ndaj B.R. rëndon tashmë akuza për veprën penale “Dhuna në familje”. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.



Njoftimi i Policisë:


Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas