Aktualitet

Qëlloi me armë ndaj kompleksit në Yrshek, Gjykata lë në burg Gëzim Harokun (Dëshmia)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:10 - 21/06/20 |
mapo.al

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Gëzim Harokun, i cili dyshohet si personi që qëlloi me armë ndaj kompleksit në Yrshek të Tiranës.


Raportohet se Haroku ka thënë para togave të zeza se i ka gjetur armët në tunelet e liqenit të Kasharit dhe i ka dërguar në shtëpi.


Seanca në gjykatë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa ndaj Gëzim Harokut rëndojnë akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, shkatërrim prone dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.


 



Etiketa: ,

Pas