Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri pas sherrit me rojën e sigurisë, arrestohet polici














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:47 - 23/08/21 |
mapo.al

Një punonjës policie është arrestuar për shkak se akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti.






Sipas policisë së Tiranës, D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) bashkë me vëllanë e tij A.T 29-vjeç janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë.


Policia po ashtu ka shpallur në kërkim edhe vëllanë e efektivit, A.T 29-vjeç. Ngjarja ka ndodhur më 21.08.2021.







Njoftimi i policisë:



Tiranë – Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë.

Lexo edhe :  Rriten kërkesat për divorc, shumica e padive për burrat, dy shkaqet kryesore


1


Etiketa: , , ,

Pas