Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Anterio Kaloshin, i arrestuar si ekzekutor i ngjarjes në Pogradec, ku në drejtim të hotelit në Tushemisht u qëllua me breshëri plumbash.
Ka qenë pikërisht Anterio Kaloshi, i cili mbrëmjen e 8 gushtit, qëlloi në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçollari. Skena është filmuar nga kamerat e sigurisë, teksa ky ishte atentati i dytë brenda 7 ditësh që bëhej në drejtim të këtij hoteli, pas atij të ndodhur më 1 gusht.