Kronika

Plagosi 43-vjeçarin në sy të dy fëmijëve në Lezhë, arrestohet autori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:26 - 01/12/20 |
mapo.al

LEZHËArrestohet autori i plagosjes së 43-vjeçarit, Hilë Gjini, në Balldre të Lezhës, në sy të dy fëmijëve të cilët po i dërgonte në shkollë.





Policia e Lezhës njofton se pas dy orë ndjekje, ka vënë në pranga autorin e ngjarjes.


Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën autori kreu plagosjen.





Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre.



Lexo edhe :  Mark Marku nga Lezha: U angazhuan në shit-blerjen e votave, por ne fituam

Policia bën të ditur se 69-vjeçari ka qëlluar me dy plumba në këmbë babain e dy fëmijëve teksa po hipte në automjet, duke e lënë të plagosur. Hilë Gjini ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


I plagosuri Hilë Gjini

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.

Mësohet se shkak për ngjarjen ka qenë një konflikt i hershëm pronësie mes të plagosurit Hilë Gjoni dhe Gj.Gj, 69 vjeç.

LEXO EDHE: 

Po dërgonte fëmijët në shkollë, qëllohet me dy plumba në makinë 43-vjeçari në Lezhë

Vijon…

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas