Aktualitet

Qëlloi me dy plumba 49-vjeçarin në sy të fëmijëve, autori në Gjykatë: Doja ta trembja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:50 - 04/12/20 |
mapo.al

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Gjergj Gjinin, autorin e plagosjes së 43-vjeçarit Hilë Gjini, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së martës (1 dhjetor) në Balldre të Lezhës.






Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura 69-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka patur konflikte të vazhdueshme me Hilë Gjinin, por i kishte zënë pritë për ta trembur, pa patur qëllim që të qëllonte me armë ndaj tij.


Ngjarja mendohet se ka ndodhur për motive pronësie, ku 43 vjeçari mbeti i plagosur në këmbë.





Siç tregojnë banorët, dëshmitarë në vendgjarje, Gjini sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me bashkëfshatarin e tij.



Gjatë gjithë kohës Hilë Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri sa ka mbërritur policia dhe autoambulanca.



Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Gjergj Gjinin, autorin e plagosjes së 43-vjeçarit Hilë Gjini, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së martës (1 dhjetor) në Balldre të Lezhës.

Lexo edhe :  Basha në Lezhë: Premtuam një të ardhme më të mirë, këtë do ta arrijmë së bashku

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura 69-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka patur konflikte të vazhdueshme me Hilë Gjinin, por i kishte zënë pritë për ta trembur, pa patur qëllim që të qëllonte me armë ndaj tij.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur për motive pronësie, ku 43 vjeçari mbeti i plagosur në këmbë.

Siç tregojnë banorët, dëshmitarë në vendgjarje, Gjini sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me bashkëfshatarin e tij.

Gjatë gjithë kohës Hilë Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri sa ka mbërritur policia dhe autoambulanca.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.

1


Etiketa: , , ,

Pas