Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 40-vjeçarin Marash Qerimin, pasi akuzohet se ka qëlluar me bomba molotov policinë, në protestën e opozitës më 11 maj.
Ai u zbulua nga filmimet se ka sulmuar institucionet dhe punonjësit e policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë dhe sende të forta.
Marash Qerimin akuzohet për veprat penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “goditja për shkak të detyrës”, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
MARRASH MARRASH MARRUASH TRAPAJAN PJERDHURINE SAL HALE VICIDOLI