Në oficer policie ka qëlluar me elektroshok një motorist në një pikë karburanti duke shkaktuar një zjarr, flakët e të cilit e përfshinë të gjithin.
Ngjarja ka ndodhur në Wawa në Florida.
Jean Barreto, 26 vjeç pësoi djegie të shkallës së tretë në 75% të trupit të tij. Edhe kolegu David Crawford, u plagos nga incidenti.
Të dy ndodhen në spital dhe thuhet se Crawford po lufton me jetën pasi po i nënshtrohet trajtimeve për transplant lëkure.
Pamjet tronditëse të ngjarjes tregojnë veprimet e Crwawford që çuan në shpërthimin e zjarrit që u cilësuan nga një burim i paidentifikuar i policisë lokale si “absolutisht të pamatura”.