Aktualitet

Qëlluan me armë zjarri, arrestohen dy adoleshentë në Durrës






               Publikuar në : 14:13 - 20/07/19 |
mapo.al

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar i Durrësit. Policia bën të ditur se ka qenë dy adoleshentë D.S 17 vjeç dhe K.N, 18 vjeç, banues në Rrashbull, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.


Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Kanë qenë banorët e zonës të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë e cila është vënë në ndjekje të dy të miturve por pa mundur t’i arrestojë në vendin e ngjarjes.

Pas identifikimit nga uniformat blu, dy të rinjtë janë vënë në pranga mesditën e sotme. Policia ka sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe disa fishekë.


Etiketa: , ,

Pas