Aktualitet

Qëlluan me armë zjarri ndaj godinës së ‘Kastratit’ – Arrestohen dy persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:22 - 10/10/20 |
mapo.al

Policia ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një servisi në pronësi të ‘Kastratit’ në Qafë-kashar.






Burime për Mapo, bëjnë me dije se dy personat e dyshuar të ngjarjes, u arrestuan nga blutë në vendin e quajtur ‘Ura e Dajlanit’.


Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije nga autoritetet për shkak të hetimeve.







Policia gjithashtu ka nisur kontrollin në zonë, pasi dyshohet se në momentin që janë larguar nga vendngjarja, dy personat kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.




Tiranë/Informacion paraprak



Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:10, është njoftuar salla operative se në Qafë-Kashar, nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi ku ka vetëm demë materiale.

Menjeherë pas marrjes së njoftimit, sherbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Shtetasit e kapur do shoqërohen në DVP Tiranë për veprime të mëtjeshme.

Për arsyje hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.

LEXO EDHE: 

Qëllohet me armë zjarri drejt një biznesi në Qafë-Kashar

1


Etiketa: , ,

Pas