fbpx

Aktualitet

Atentati ndaj Hajrullës tek Uji i Ftohtë, policia arreston 4 persona





               Publikuar në : 13:06 - 15/11/19 |
mapo.al

Policia e Vlorës ka zbardhur atentatin ndaj Inez Hajrullës tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë më 10 Maj të këtij viti. Asokohe mbeti i plagosur aksidentalisht qytetari Dajko Canodemaj 63-vjeç. Për këtë ngjarje, janë arrestuar 4 persona si autorë të dyshuar të krimit .


Të arrestuarit janë Daut Elmazi, Albano, Goxhaj, Dejvison Serjani dhe Ardjan Ahmeti.



Njoftimi i policisë:


Në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, Policia dokumenton ngjarjen e ndodhur në maj të 2019. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”.

Vihen në pranga 4 shtetas.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 10.05.2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C., ju informojmë se:

Policia e Vlorës, si rezultat i punës intensive hetimore prej 6 muajsh, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ka bërë zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcave Operacionale, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e personave të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit kanë bërë ndalimin e shtetasve:

• D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë;
• A. G., 24 vjeç, banues në Fier;
• D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë;
• A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Ngjarja e 10 Majit

Sipas dosjes hetimore, Ervis Matodashaj në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Inez Hajrulla në një lokal që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë.

Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrullën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë.

Inez Hajrulla, një personazh i njohur i botës së krimit në Vlorë është invalid, si pasojë e një atentati me tritol të bërë kundër tij në nëntor 2017.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas