Aktualitet

Qendra Evropiane e Drogës: Prodhimi i kanabisit në Shqipëri do të rritet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:06 - 01/06/20 |
mapo.al

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri pritet të rritet në muajt e ardhshëm, për shkak se institucionet ligjzbatuese janë fokusuar më shumë tek zbatimi i masave kundër Covid-19 dhe jo tek lufta ndaj narkotikëve.


Kështu shkruan Qendra Evropiane e Drogave (EMCDDA), në një raport të majit 2020 për ndikimin e pandemisë së Covid-19 në prodhimin e lëndeve narkotike.


EMCDDA thotë se kanabisi i prodhuar në Shqipëri është produkt që më pas shitet në tregjet europiane.


Në përgjithësi duket se pandemia e Covid-19 nuk ka ndikuar në uljen e prodhimit të kanabisit, por ka vështirësuar trafikimin e tij nga vendet e prodhimit në vendet ku shitet.


Në shumë vende të BE-së është vënë re rritje e çmimit të shitjes me pakicë të kanabisit, që ka të ngjarë të lidhet me problemet në transport, shpërndarje dhe mungesën e stokut nëpër vendet e shitjes.

Image

Në muajt në vazhdim, me lehtësimin e masave të qarkullimit dhe vazhdimin e prodhimit në vende si Shqipëria, çmimi i shitjes së kanabisit, pritet të shkojë drejt normalizimit.

Që prej prillit 2020, në mesin e pandemisë, policia njoftoi se po përdor dronë, jo vetëm për të gjetur qytetarët që shkelin izolimin, por dhe për identifikimin e zonave ku kultivohen lëndë narkotike dhe veçanërisht kanabis.

Policia nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar se sa sukses ka pasur monitorimi nga ajri në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike./exit

 


Etiketa: ,

Pas