Aktualitet

Qëndrimi gjerman kundër “koronabondit”: Emocionalisht fatal





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:49 - 06/04/20 |
mapo.al

Në ditëlindjen e 75-të të Wolfgang Schäuble, Jean-Claude Juncker tregoi për gazetën franceze “Le Monde” këtë histori: Në kohën kur Schäuble ishte ministër federal i financave gjermane i kishte thënë Junckerit se: Pavarësisht se kush ishte ministri francez i financave, ai ishte gjithmonë një mik i tij.


Schäuble, i cili ndjehet i afërt me Francën për shkak të origjinës së tij nga jugperëndimi gjerman, që e ka bërë të jetë në gjendje të japë leksione në frëngjisht në Sorbone e Paris, është thellësisht i bindur se thelbi i Bashkimit Evropian është bashkëpunimi sa më i ngushtë midis Gjermanisë e Francës.


Ky është sfondi në të cilin duhet parë raporti që Schäuble, tashmë në pozicionin e kreut të parlementit gjerman, ka me Presidentin e Parlamentit Francez, Richard Ferrand. Së bashku ata kanë drejtuar dje një mesazh në emër të parlamenteve të të dy vendeve, pa ndërhyrë shumë thellë në debatin operacional se si Bashkimi Evropian duhet të merret me pasojat financiare të pandemisë. Në pozicionet e tyre ata janë gjithsesi të kufizuara.


Por Schäuble si një ministër federal i financave për një kohë të gjatë, mund të ketë shumë ide precize në lidhje me detajet e sfidës aktuale. Ndërkohë Ferrand i përket rrethit të ngushtë të ndjekësve të Presidentit Emmanuel Macron, por për një sinjal franko-gjerman në kohë të vështira, ata nuk janë një ekip i keq.


Formalisht Schäuble nuk devijon nga qëndrimi i Qeverisë Federale gjermane, e cila është vazhdimisht kundër “koronabondit”, ndryshe nga vendet e goditura si Italia dhe Spanja, por edhe Franca. Në një intervistë të fundit me “Zeit-Online”, Schäuble ka deklaruar se “koronabondet” nuk do të ndihmonin për një problem të vetëm, i cili mund të zgjidhet edhe me instrumentet ekzistuese. “Unifikimi i borxhit nuk është me të vërtetë çështja tani.

Diskutimi për “koronabondet” kështu është edhe i dëmshëm, sepse ne vetëm bllokojmë njëri-tjetrin me këtë konflikt parimesh”. Por Schäuble dhe Ferrand bashkohen me ata që duan të zgjerojnë kornizën financiare shumëvjeçare të BE-së në luftën kundër pandemisë dhe që duan të përdorin Mekanizmin Evropian të Stabilitetit (ESM) dhe Bankën Evropiane të Investimeve. “Hapat e rinj drejt më shumë solidaritetit dhe integrimit fiskal” duhet të konsiderohen, thanë dy krerët e parlamenteve në mesazhin e tyre të përbashkët.

Ashtu si parardhësi i tij, edhe ministri aktual socialdemokrat i financave në Gjermani, Olaf Scholz është gjithashtu kundër “koronabonove”. “Ekzistojnë instrumente si ESM për këtë, thotë ai duke shtuar se është i gatshëm të flasë “se si parimet e ESM mund të zbatohen për një epidemi. Por ne jemi skeptikë ndaj çdo gjëje që kërcënon stabilitetin e zonës ekonomike dhe të monedhës.”

Por nga Gjermani ka edhe zëra kundër kësaj linjë kundërshtimi. Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Bundestagut, Norbert Röttgen (CDU), tha dje në lidhje me qëndrimin e Qeverisë Federale ser: “Jo-ja kategorike ndaj koronabonove është ekonomikisht e bazuar, por emocionalisht fatale. Gjermania mund ta refuzojë këtë zgjidhje, por do të duhet të bëjë më shumë sesa thjesht t’i referohet ESM ”.

Ndërkohë, Komisioneri i Tregut të Brendshëm, francezi Thierry Breton dhe Komisioneri për Ekonominë. italiani Paolo Gentiloni, po bëjnë presion ndaj Komisionit Evropian për “koronabondet”. “Koha po ikën. Ne duhet të jemi krijues. Shtetet Anëtare duhet të tregojnë solidaritet”, thonë dy komisionerët. /Frankfurter Allgemeine Zeitung

/Përktheu: Mapo.al/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas