Aktualitet

Qëndroi 306 ditë në spital/ Shërohet nga koronavirusi 74-vjeçari britanik








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:36 - 23/01/21 |
mapo.al

Një 74 vjeçar nga Britania e Madhe është shëruar ditët e fundit nga koronavirusi dhe nga shumë njerëz konsiderohet si personi që virusi mbajti më gjatë sëmurë që nga nisja e pandemisë.



Avokati në pension Jeffrey Woolf qëndroi në spital për 306 ditë dhe fatmirësisht tashmë ja ka dalë të shërohet.


Woolf për 67 ditë qëndroi në intubim dhe mjekët lajmëruan djemtë e tij që të përgatiteshin për më të keq, por në korrik gjendja e tij u përmirësua dhe ai arriti të zgjohej nga koma.




Pasi doli nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, ish avokati është dërguar në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizë të pjesshme.



23



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas