Aktualitet

Qentë-robotë të luftës bëhen pjesë e ushtrisë amerikane








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:19 - 09/09/20 |
mapo.al

Dukej si një skenë nga një film fantastiko-shkencor. Nga një avion dalin, përveç ushtarëve, edhe miqtë e tyre me katër këmbë.


Nuk janë qen, por robotë, ose mjetet e luftës së të ardhmes.


Miqtë “e rinj” më të mirë të njeriut, krijuar nga kompania amerikane “Ghost Robotics”, morën pjesë në një stërvitje të ushtrisë javën e kaluar, për të parë kapacitetet e tyre dhe mënyrën sesi mund të përshtaten në betejë.



Qentë robotë janë vetëm një pjesë e asaj që ushtria amerikane Sistem i Avancuar i Menaxhimit të Betejës, ku inteligjenca artificiale përdoret për të analizuar dhe pikasur kërcënimet që i kanosen ushtrisë amerikane.

Sipas Will Roper, ndihmës sekretar i Forcave Ajrore, ushtarët e të ardhmes do të kenë shumë më tepër të dhëna për të analizuar dhe do t’u duhet ndihmë për ta bërë këtë në sa më pak kohë që të jetë e mundur.


Etiketa: ,

Pas