Wednesday, December 6, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Qepe gojën, mos bëj dërr-dërr” – Nisja e debatit në Kuvend dhe largimi i PD

by mapo.al
14/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Seanca e djeshme për zgjedhjen e anëtarëve në komisionet parlamentare ka prodhuar debate me tona të ashpra mes kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Shkak për përplasjen maxhorancë-opozitë u bë propozimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për shtyrjen e caktimit të anëtarëve të komisioneve për në seancën e ardhshme.



Të njëjtën kërkesë pati edhe LSI-ja, e cila kërkoi që votimi të shtyhej për seancën e radhës, pasi deputetët e LSI nuk kishin asnjë emër për t’u përfaqësuar në komisionet parlamentare.

Sipas Ballës, me propozimet e bëra nga opozita dhe listat e emrave për anëtarë në komisione ajo merr shumicën e grupeve, gjë që sipas tij, nuk mund të ndodhë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së kërkoi bashkëpunim për zgjidhjen e këtij ngërçi, por u shpreh se PS-ja do të ketë shumicën në të gjithë komisionet, që reflekton edhe rezultatin e zgjedhjeve.

Balla sqaroi se PS-ja ka në dispozicion rreth 60 deputetë për të plotësuar dhe pasur maxhorancën në të tetë komisionet, ndërsa sipas tij, opozita ka propozuar më shumë emra se ka deputetë në Kuvend.

Por pasi maxhoranca miratoi propozimin e Taulant Ballës që votimi për komisionet të bëhet seancën e radhës, kreu i PD-së, iu drejtua me tone të ashpra kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, duke i thënë se po shkel rregulloren.

Kreu i opozitës hodhi akuza se ajo merr urdhra si ushtare nga dikush që nuk duhet të ishte në sallën e kuvendit por në burg e për këtë duhet t’i vijë turp.

Kryetarja e Kuvendit iu përgjigj duke thënë se po zbaton rregulloren dhe se atë po e ndryshon me pushtetin e votës.

Menjëherë deputetët e opozitës lënë seancën e kuvendit, mes tyre edhe Sali Berisha, ndërsa ata të PS dhe LSI qëndrojnë brenda saj.

Në momentet e daljes u vunë re disa detaje, si takimi i Sali Berishës me Luçiano Boçin dhe biseda kokë më kokë mes Berishës dhe Flamur Nokës. Edhe në seancën e djeshme Berisha e Basha hynë dhe dolën duke shmangur njëri-tjetrin.

Më herët në këtë seancë u miratuan kryetarët e Komisioneve Parlamentare dhe zëvendësuesit e propozuar nga PD-ja dhe PS-ja.

Si të propozuar nga maxhoranca u zgjodhën Nasip Naço, si kreu i Komisionit të Sigurisë nga PS-ja; Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm; Eduard Shalsi u zgjodh si kryetar i Komisionit të Ekonomisë; Arben Pëllumbi u zgjodh kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe komisionet që do të drejtohen nga PD-ja janë: Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Integrimin Europian; Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Shëndetësinë; Agron Gjekmarkaj, kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median.

DEBATI NË KUVEND
Balla: Unë do të kërkoja që në bazë të eksperiencës së gjatë në çës…

Basha: Ça eksperience, po qepe gojën e mbaro atë që ke nisur për procedurë.

Balla: Unë do ju kërkoj emocionet t’i lëmë jashtë kësaj salle.

Basha: Mos bëj dërr dërr! Ushtar i krimit!

Balla: Nuk kam emocione fare, etika dhe rregullorja duhet të zbatohet!

Basha: Mbaroje atë që ke nisur. Ushtar i krimit!

Balla: Zonja kryetare, propozimi është konkret dhe është në një linjë me propozimin e PD-së dhe të Vasilit. Sot, është e domosdoshme caktimi i Byrosë dhe i komisioneve. Jam i bindur që edhe kolegët e LSI që çështjen e pikës 5 të rendit të ditës për caktimin e përbërjes së komisionit të përhershëm ta votojmë seancën që vjen. Kaq kisha unë.

Basha: E ke nisur ketë seancë duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që nuk duhet të ishte në këtë sallë, trup të të vijë.

Nikolla: Unë jam deputete e Shqipërisë!

Basha: Ti je manekinë që merr urdhra nga dikush që duhet të ishte në burg.

Nikolla: Qetësohu të lutem, etikën e deputetit.

Basha: Me çfarë pushteti e ndryshon rendin e ditës ti? Ça kujton se është këtu?

Nikolla: Me pushtetin e votës.

Basha: Turp të të vijë, e rrënon që ditën e parë parlamentarizmin, por kështu është kur vendos një njeri si ty.

Pas debatit, opozita ngrihet dhe braktis seancën e Parlamentit, ndërsa PS e LSI qëndron në sallë.

Tags: BallaBashabojkotidebatiKuvendNikollaPD

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

18/10/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Mbërrin në Rinas kancelarja Angela Merkel (FOTO+VIDEO)

Mbërrin në Rinas kancelarja Angela Merkel (FOTO+VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In