Monday, May 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

KAS rrëzon PD/ Qerim Ismailaj do të jetë kryetar i Bashkisë Mallakastër

by mapo.al
07/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) konfirmon në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së.

Partia Demokratike ankimoi një ditë më parë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili vendosi të mos i ndërpresë mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës.

Sipas PD-së, Qerim Ismailaj është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit pasi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi më 2 korrik të mos ndërpresë mandatin kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajt. Sipas Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, Ismailaj nuk është në kushtet e ndalimit.

Qerim Ismailaj nuk kishte deklaruar dënimin nga drejtësia greke për dhunën e ushtruar ndaj pronarit, ku punonte gjatë viteteve të emigracionit.

PD: KAS shkel ligjin, ankimim në Gjykatën Administrative
PD akuzon KAS se shkeli ligjin e dekriminalizimit teksa mori në mbrojtje kryebashkiakun që fshehu dënimin me 3 vjet burg.

Deputeti i zgjedhur, Belind Këlliçi tha se PD nuk do të tërhiqet, ndërsa paralajmëroi ankimim në Gjykatën Administrative, të vendimit për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj. “Nuk pranojmë modelin e Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin”, u shpreh Këlliçi.

Deklarata
Me të njëjtin zell me të cilin KAS refuzoi të bënte transparencë para shqiptarëve për masakrën zgjedhore të 25 prillit, sot vendosi të shkelë Ligjin e Dekriminalizimit dhe të marrë në mbrojtje uzurpuesin e paligjshëm të bashkisë së Mallakastrës, pavarësisht dënimit të padeklaruar me 3 vite burg në Greqi.

Në kundërshtim me interesin e qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët mbështetën dhe mbështesin Ligjin e Dekriminalizimit, KQZ dhe KAS vendosën të marrin në mbrojtje shkelësit e këtij ligji të rëndësishëm për pastrimin e politikës nga krimi.

Ligji i Dekriminalizimit erdhi në jetë pas betejës së gjatë të Partisë Demokratike për t’ua kthyer institucionet qytetarëve shqiptarë dhe për të kthyer andej nga erdhën djajtë që Rama nxori nga shishja, duke i strehuar në Parlament, bashki dhe administratë.

Precedenti i rrezikshëm që KQZ dhe KAS po krijojë me rastin Ismailaj, nuk mund të përshkruhet ndryshe veçse si një përpjekje për të goditur vullnetin e shumicës së shqiptarëve për të pasur institucione të çliruara nga njerëz me të shkuar kriminale dhe pranimi i modelit të bashkëqeverisjes me krimin të ndërtuar nga Edi Rama.

Partia Demokratike nuk i pranon këto hapa prapa dhe do ta çojë këtë çështje në Gjykatën Administrative. Ligji i Dekriminalizimit është një fitore e shoqërisë shqiptare, ndaj nuk mund të shkelet për të amnistuar modelin që sundon dhe që e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro.

Tags: bashkia mallakasterdekriminalizimiKASQerim Ismailaj

JU SUGJEROJME

Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”
Kryesore

Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”

22/05/2022
Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
Aktualitet

Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj

22/05/2022
Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së

22/05/2022
Ja tre vendet e tjera që konfirmojnë linë e majmunit
Bota

Ja tre vendet e tjera që konfirmojnë linë e majmunit

22/05/2022
Next Post

Marrëveshje me Pfizer për 23400 vaksina, brenda gushtit vijnë 400 mijë doza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”
  • Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
  • Ja produktet e bukurisë që përdor mbretëresha Elizabeth
  • Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 73-vjeçarja
  • Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In