QERSHOR 2017 – Ndragheta: Fitojnë miqtë tanë në PS

Përgjimet e reja të publikuara nga dosja e antimafias italiane tregojnë lidhjet e anëtarëve të grupit mafioz Ndragheta me zyrtarë në Partinë Socialiste. Ata presin që ajo të fitojë zgjedhjet për të bërë “punë të mëdha”. Detaje të reja për ryshfetet që jepeshin për një drejtor policie dhe një zyrtar të lartë në Ministrinë e Bujqësisë për të pastruar paratë me projekte blegtorie.

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 26 qershorit 2017 ankthi për rezultatin e tyre kishte kaluar kufijtë shqiptarë. Përfaqësues të grupit mafioz “Ndragheta” në Itali ishin të shqetësuar për fitoren e socialistëve, të cilët i cilësonin miq të tyre. Ata po planifikonin bashkëpunimin me qeverinë e re për pastrimin e parave në tendera, koncesione e leje ndërtimi.



Në përgjimet e antimafias italiane të kryera më datë 25 qershor 2017 personazhet e përgjuar flasin për “punë që do të bëhen” sapo të fitojnë socialistët. Përgjimet e reja vijojnë të plotësojnë dosjen voluminoze të antimafias italiane, ku një e treta e tyre përfshin dhe Shqipërinë, planet për pastrim parash nëpërmjet korrupsionit me zyrtarët e lartë në Tiranë. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga abcnews.al, antimafia italiane ka përgjuar një bisedë mes Tommaso Bruto, Saverio Brutto, Luciano D’Alessandro dhe Antonio Gallo ku ndër të tjera ata flasin për projektet në Shqipëri.

D’Alessandro shprehet se në Shqipëri ka mjaft punë për të bërë dhe se “nesër (më datë 26 qershor) ka zgjedhje në Shqipëri…dhe se do të fitojnë Partia Socialiste, miqtë e tij”. Në bisedë e sipër, D’Alessandro shprehet se Tirana dhe Durrësi janë qendra e Shqipërisë dhe aty gjen njerëz të shkolluar dhe duan të bëjnë biznes, “jo si ciganët në jug dhe veri”, shton ai. “Po bëjnë gjithçka për të hyrë në Evropë dhe nëse ka ndonjë trim që nuk dëshiron të qëndrojë në Itali dhe dëshiron të investojë para të vërteta…..në kuptimin që ju vini këtu dhe ata ….. Tirana dhe Durrësi janë në qendër të Shqipërisë, nuk janë ciganë si ata në veri apo në jug … të gjithë këta janë njerëz që kanë studiuar, të gjithë njerëzit shkolluar … të gjithë njerëzit janë që presin këtë ndryshim, ata duan të hyjnë në Evropë me çdo kusht dhe tani pas zgjedhjeve do të shihni çfarë do të ndodhë, atëherë ata kanë shumë hapësirë për të bërë biznes, ju e dini që importojnë 80% të mishit të derrit?” -thotë në përgjime D’Alessandro.

Më tej, ata flasin se kanë kontakte edhe te veterinerët e Shqipërisë me qëllim që të futen edhe në tregun e mishit. D’Alessandro shprehet se ka miqësi me kreun e veterinerëve të Shqipërisë, “i cili jep mësim në universitet në Tiranë dhe Vlorë”. “… çfarë dua te them? Është një shoku im që është në krye të të gjithë veterinerëve në Shqipëri … i cili jep mësim në dy universitete, një në Vlorë dhe një në Durrës që më tha sa tokë dëshiron?”, citon antimafia italiane D’Alessandro-n teksa flet për mikun e tij në krye të veterinerëve shqiptarë, i cili i ofron atij “sa tokë të dëshironte për fermë derrash”.

Në një bisedë të korrikut 2017, kur PS-ja i kishte fituar zgjedhjet, D’Alessandro bën më pas një paralelizëm mes Shqipërisë dhe Rumanisë para se të futej në BE, ndërsa shprehet se më t’u formuar qeveria e re (pas zgjedhjeve të 2017), do të ketë mjaft punë për të bërë.

“Ju transferoni një stallë (derrash) dhe unë ju bëj që t’i financojmë të gjitha … për bagëtinë dhe mbarështimin e derrave… sepse Shqipëria importon 90% të mishit, 90% të qumështit… e kuptoni çfarë do të thonë këto shifra? Ai (GALLO) ka të drejtë për 20 vitet e para, jo 30 vjet, është pak si Rumania, unë shkova në Rumani kur ajo nuk ishte ende në Evropë … kam shkuar atje për disa vite… dhe në ’99 nuk kishte asnjë m*t… ishte një shkretëtirë, burokracia ishte zero… tani shikojeni Rumaninë… gjen gjithçka…”.

Ryshfete për shefin e policisë dhe zv.ministrin
Nga përgjimet që Antimafia italiane ka bërë ndaj pjesëtarëve të klanit mafioz të Ndraghetas, të cilat kanë bërë investime në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, del se të gjitha ata janë të bindur se këtu nuk “bën dot gjë nëse nuk ke kontaktet e duhura dhe nëse nuk jep ryshfet”.

“Në mënyrë të qartë, ai (Antonio Gallo) kërkoi që të prezantohej në ministri dhe organet e tjera. Pa kontakte nuk shkoni askund… duhen kontakte, hapni atje pa kontakte nuk bëni dot asgjë”, dëgjohet në njërin prej përgjimeve. Madje, në një darkë në Romë në vitin 2017 eurodeputeti Lorenzo Cesa shprehet se në Shqipëri, korrupsioni është masiv. Krahas kontakteve të tyre në institucionet qeverisëse të vendit për t’u futur në tregun e ndërtimit të grataçelave, anëtarët e Ndraghetas duket se u japin ryshfet edhe zyrtarëve me nivel më të ulët të shtetit shqiptar, duke i korruptuar edhe me djathë apo mish derri. Antimafia ka përgjuar një bisedë më datë 9 gusht 2017 mes Tommaso Brutto, djalit të tij Saverio dhe Ercole D’Alessandro, gjatë të cilës ata flasin ndër të tjera se si kanë korruptuar me djathë, mish derri dhe disa ushqime të tjera, kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të “punonin pa probleme”.

Gjatë bisedës D’Alessdandro shprehet se “ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier”.

Në një tjetër bisedë, D’Alessandro shprehet se personazheve të mësipërm u kanë dërguar ushqime me pako, djathë mocarella dhe “mish derri të zi”. Duke qenë se është fokusuar te hetimet në Itali, Antimafia nuk shpjegon nëse “ushqimet”, “mocarella” apo “mishi i derrit të zi” janë përdorur në kuptimin e parë të tyre apo fjalë të koduara për diçka tjetër. Megjithatë, D’Alessandro pohon vetëm se këto gjëra iu janë dërguar zyrtarëve në Shqipëri me qëllim që të përfitojnë lehtësira në punën e tyre.

Në një tjetër përgjim anëtarët e Ndraghetas dëgjohen të thonë se falë këtyre lidhjeve u është bërë e mundur që të futen në prokurime publike të ndryshme në Shqipëri. Antimafia ka zbuluar se grupi i përgjuar e shihte Shqipërinë si një vend ku mund të investonin dhe të bënin gjithçka, mjaftonte që të jepje ryshfet në sasinë e duhur dhe personit të duhur. “Është si Kalabria e viteve ‘60…mund të bëjnë gjithçka…nga spitalet te hekurudha…gjithçka”, dëgjohet të flasin ata mes tyre.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252