Aktualitet

Qershori 2020, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:15 - 07/07/20 |
mapo.al

Sipas shërbimit europian Copernicus, muaji qershor 2020 ka qenë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në botë, duke u barazuar me qershorin 2019.


“Qershori 2020 është i barabartë me qershorin 2019, muaji qershor më i nxehtë që prej fillimit të të dhënave, 0,53 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1981-2010”, theksoi Copernicus në një komunikatë.


Por, është nxehtësia e jashtëzakonshme në Siberinë arktike ajo që tërhoqi vëmendjen e shërbimit europian. Temperatura mesatare arriti kështu deri në 10 gradë Celsius mbi normat sezonale në qershor.


Më 20 qershor, një temperaturë prej 37 ° C gjatë një ore u regjistrua në Siberinë lindore, një rekord brenda Rrethit Arktik.


Corpernicus nënvizon se këto temperatura të jashtëzakonshme janë të lidhura me faktorë të ndryshëm ndërveprues, veçanërisht regjimin e erërave dhe një mbulesë veçanërisht e ulët e dëborës.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas