Në Gjermani vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirusi.
Sipas autoriteteve numri i të testuarve pozitv me Covid-19 është rritur në rreth 53 mijë kurse numri i viktimave mbetet i ulët krahasuar me shkallën e përhapjes së infeksionit, viktimat numërohen në 395.
“Arsyeja pse kemi kaq pak vdekje në Gjermani në krahasim me numrin e të infektuarve shpjegohet me faktin se ne bëjmë një sasi të madhe të testeve laboratorike”, tha Christian Drosten, virolog në Spitalin Charite të Berlinit. “Por është ende një qetësi para stuhisë”, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në Berlin.