Aktualitet

Qeveria bën plane për koncesion të korpusit universitar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:16 - 30/01/20 |
mapo.al

Nga Gjergj Erebara | BIRN | Tiranë






Një vendim qeverie ka krijuar një grup pune në Bashkinë Tiranë për të përgatitur një koncesion për ndërtimin e korpusit të tre universiteteve publike ndërsa në grup pune nuk do të ketë asnjë përfaqësues të asnjë prej universiteteve.


Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e një grupi pune të drejtuar nga Bashkia Tiranë për të përgatitur dhënien me koncesion të idesë së ndërtimit të një korpusi të ri për Universitetin e Tiranës, por në këtë grup pune, universitetet nuk do të jenë pjesë.





Qeveria ka miratuar në nëntor të vitit të kaluar vendimin “për përcaktimin e autoritetit kontraktor” për tre projekte, kampusi i ri i Universitetit të Tiranës, godina e Universitetit të Arteve si dhe një ndërtesë e re e titulluar “korpusi i policisë së shtetit” që sugjerohet se do të jetë një seli e re për policinë. Vendimi i nëntorit të kaluar në fakt është publikuar në Fletoren Zyrtare më 28 Janar 2020 dhe nuk është publikuar nga Këshilli i Ministrave në njoftimin për mbledhjen e asaj date. Vendimi mban firmën e zëvendëskryeministrit Erjon Braçe.



Autoriteti kontraktor, sipas vendimit do të përbëhet nga pesë përfaqësues të Bashkisë Tiranë, 2 nga ATRAKO, një anëtar nga Ministria e Arsimit dhe një nga Ministria e Brendshme. Universiteti i Tiranës, i cili supozohet se do të marrë zyra të reja në këtë korpus, i cili do të paguhet pjesërisht nga tarifat e studentëve, nuk do të ketë përfaqësues në grupin e koncesionit, por vendimi thotë se Universiteti mund të jetë në rolin e asistentit.



“Komisioni […] për marrjen e opinioneve dhe të ekspertizave të nevojshme, asistohet nga përfaqësues të Universitetit të Tiranës, të Universitetit të Arteve të Tiranës dhe të Ministrisë së Brendshme,” thuhet në vendim./reporter.al/

1


Etiketa: , , ,

Pas