Eksperti gjerman i diplomacisë, Martin Henze me anë të një stausi në Twitter ka reaguar lidhur me situatën e në Shqipëri, pas vrajes së Klodian Rashës.
Reagimi i tij vjen si përgjigje ndaj një statusi të amabasadorit të BE në Tiranë Luigi Soreca.
Teksa e cilëson qeverisjen e kryeministrit Edi Rama si brutale dhe të tmerrshme, Henze i drejtohet ambasadorit Soreca duke thënë se presim kritikë të qartë ndaj Ramës.
Statusi i Soreca:
Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura të dëgjohen paqësisht. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.
Statusi i Henze:
Ajo që është e qartë është se qeveria socialiste, e korruptuar Rama u mbars në 2017, shfuqizoi shtetin e së drejtës, demokracinë në 2018, mbajti zgjedhje të paligjshme në 2019, sulmoi lirinë e shtypit, nuk ka menaxhim pandemik. Një qeveri brutale, e tmerrshme, Ambasador, ne presim kritikën e qartë ndaj Ramës.
Etiketa: ambasadori Soreca, Martin Henze, reagimi