Aktualitet

Qeveria Conte në krizë – Matteo Renzi tërheq nga kabineti dy ministra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:44 - 13/01/21 |
mapo.al

Bie qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte në Itali, pasi Matteo Renzi tërheq dy ministrat e tij nga kabineti qeveritar.






Gjatë një konference për shtyp Renzi njoftoi tërheqjen nga ekzekutivi të ministreve Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti.


Kriza është hapur për muaj me radhë, ne kemi nevojë për respekt, për rregullat demokratike. Ne kërkuam të zgjidhim problemet, s’kërkuam shfaqje”, tha ish-Kryeministri.





Kjo është herë e dytë që bie qeveria e kryemministrit Giusepe Conte. Tani është hapur një krizë e madhe qeveritare në Itali, në mes të një situate tjetër të veshtirë si ajo e pandemisë.



Do të shihet në ditët në vazhdim nëse Conte do të arrijë të ketë përsëri mazhorancën apo Italia do shkojë në zgjedhje të parakohshme.


Përplasja mes tyre ka filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondeve të BE lidhur me situatën e pandemisë. Nuk dihet nëse do të krijohet një qeveri tjetër Conte 3 apo nëse Conte do të kërkojë mbështetje nga të djathët.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas