Friday, January 27, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Qeveria dhe lëvizja Foltorja zhvillojnë të njëjtën luftë

by us er1
21/07/2022
in Analizë, Kryesore, Opinion
0

Nga Fitim Zekthi

Gjithë historia e njerëzimit ka treguar se pushteti ka prirjen të korruptojë. Sa më i madh pushteti, aq më e madhe kjo prirje. Studiues të shumtë i kanë dhënë njeriut një literaturë jashtëzakonisht të pasur mbi natyrën e pushtetit dhe mënyrat si ai korrupton. Nën këtë këndvështrim, në botën perëndimore është ndërtuar një traditë e admirueshme e kufizimit të pushtetit, si mjet i domosdoshëm në mpakjen e flakëve shkrumbuese të korrupsionit.



Vende si Shqipëria, duket se e kanë të pamundur ta bëjnë pjesë të ndërgjegjes së tyre politike kufizimin e pushtetit. Në të kundërt, etja për të rritet paprerë.  Edhe sot, zjarri bubulak i një lufte ekstreme për pushtet,  për rritje të pasurisë, për dominim, djeg që nga mesi i parlamentit dhe qeverisë, që nga lufta e pazakontë për të marrë nën kontroll me çdo kusht opozitën deri në çdo kthinë ku mbërrin nxehtësia e tij. Në të vërtetë nuk është pushteti ai që korrupton.

Të gjithë shohim se si qeveria jo vetëm del e zhytur në korrupsion në çështjeje të mëdha tenderësh dhe koncesionesh prej vitesh por ajo përditë kryen akte të forta korruptive me një këmbëngulje të habitshme. Të gjithë shohin se si qeveria është përfshirë në blerje votash dhe bashkëpunim me krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin në mënyrë aq të thellë sa do të ishte e vështirë të besohej edhe për vende të Amerikës së Jugut. Të gjithë shohim se si lëvizja e Foltores brena PD-së nuk lë mjet pa përdorur që nga sharjet dhe shantazhet te kërcënimet dhe uzurpimet e paligjshme me një këmbëngulje të pa mendueshme. Të gjithë shohin se si lëvizja e Foltores në mënyrë të pa mendueshme sulmon SHBA-të dhe Departamentin e Shtetit duke i akuzuar se  marrin vendime të ndikuara nga mafia në dëm të ish kryeministrit.

Fituesja e çmimit Nobel, liderja e burgosur për vite me radhë e opozitës në Mianmar, Aung San Suu Kyi, në një fjalim monumental që dërgoi të shkruar në Stokholm (nuk mund të merrte pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel pasi ishte në arrest shtëpie) thotë se nuk korrupton pushteti, por frika e humbjes së tij nga ata që e kanë atë dhe frika e ndëshkimit nga pushteti e atyre që janë subjekt i tij. Aung San Suu Kyi shpjegon se janë katër nuancat e korrupsionit:

-Korrupsioni i mëkuar nga dëshira për të jetuar më mirë vetë me njerëzit e afërt dhe si pasojë, njeriu vihet në ndjekje të ryshfetit.

-Korrupsioni që të fut në veprime të poshtra për shkak se kërkon t`i bësh keq dikujt.

-Korrupsioni për shkak të injorancës dhe më kryesori,  korrupsioni që vjen nga humbja e plotë e sensit të së mirës dhe të keqes, ai që shkatërron çdo kuptim mbi të mirën dhe të keqen.

-Lloji i katërt është arsye edhe për të tre të tjerët.

Pra, frika e humbjes së pushtetit është një forcë e jashtëzakonshme korruptuese, një forcë që vendos në qendër mbajtjen e pushtetit dhe gjithçka tjetër e sheh si funksion  ose zgjatim të saj. Është kjo arsyeja pse dy deputetë të opozitës u morën dhe u bënë pjesë e shumicës. Është kjo arsyeja pse u ruajt një marrëveshje nga shumica në pushtet me partinë e zotit Idrizi, PDIU, në mënyrë që në çdo kohë të vështirë qeveria të mbijetojë.

Po kështu, kjo frikë e humbjes së pushtetit ndërton gjithë veprimin politik të qeverisë dhe për të fat të keq edhe të një pjese të opozitës që është lëvizja e Foltores i cili orientohet nga denigrimi i opozitës dhe zgjerimi i vetë pushtetit. Kjo forcë madhore e detyron shumicën të hartojë ligje që rrisin vazhdimisht pushtetin e saj ose i japin mundësi të përdorë më shumë pushtet,  që ndryshojnë ligje me akte normative dhe zhbëjnë konsensusin politik. Është frika nga humbja e pushtetit ajo që bëri për shembull  shkarkimin e të gjithë oficerëve të lartë të policisë dhe zëvendësimin e tyre menjëherë me oficerë të tjerë. Është frika e humbjes së pushtetit që e bën qeverinë dhe kryeministrin të flasë me orë të tëra përditë në përpjekje të përkufizojë realitetin. Ishte frika e humbjes së pushtetit ajo që çoi në mbjelljen e vendit me hashash. ishte frika e humbjes së pushtetit ajo që çoi në blerjen e votave në bashkëpunim me krimin e organizuar siç doli nga përgjimet e gazetës BILD.  Ishte frika e humbjes së pushtetit që çoi shumicën e djeshme në zgjedhjen e një presidenti të njëanshëm, në sulmet ndaj Prokurores së Përgjithshme, apo në betejën pa fund për moshapjen e kutive.

E njëjta gjë edhe me opozitën e sotme. është humbja e pushtetit për të kontrolluar PD-në ajo që nisi lëvizjen Foltorja. është frika e humbjes së pushtetit për të kontrolluar opozitën ajo që bëri gjithë aktet leniniste të një kuvendi të paligjshëm në stadin me demek po ndërtonin një parti të vërtetë. është frika e humbjes së pushtetit për të kontrolluar PD-në dhe qenë në tryezën e politikë-bërjes dhe vendimmarrjes ajo që bëri sulmin e padëgjuar në tetë janar kundër godinës së PD-së. është frika e humbjes së pushtetit nga kontrolli i PD-së ajo që çoi në akuza të tmerrshme dhe sajesa të rënda kundër Bashës, bardhit, Alibeajat, abakut etj.

Edhe frika e ndëshkimit nga pushteti është po ashtu një forcë madhore korruptuese. Duke qenë se pushteti mbahet me korrupsion, atëherë edhe frika nga ndëshkimi është shumë e madhe.

Kuptimi mbi të mirën dhe të keqen është i paqenë, në gjithë sa ndodh në aulën e madhe të politikës së vendit. Tradita jonë që vjen nga komunizmi, ngjizi përdhunshëm pushtetin si vlerë të epërme, (partinë) shtetin si burim të dijes dhe të fuqisë. Kufizimi i pushtetit nuk ishte një mundësi. Lufta për pushtetin qëndronte mbi eshtra dhe gjak, intriga dhe vrasje, pandershmëri e plotë. Kësaj tradite vjen dhe i mbivendoset përpjekja për të ndërtuar një vend ku, pushteti dhe shteti nuk shihen si e vërtetë absolute dhe as si fuqi të pakufizueshme. Jemi përballë një alkimie shumë të çuditshme kulturore, ku disa elementë mjaft të fortë vijnë nga tradita politike diktatoriale  dhe disa të tjerë nga morali relativist i sotëm. Kjo alkimi rrezikon të zhbëjë indet e shoqërisë sonë.

Alber Kamy përshkruan në mënyrë të jashtëzakonshme tek personazhi i Meursault-së (I Huaji) mungesën e sensit të të mirës dhe të keqes. Sipas Harry Jaffa, një filozof i njohur amerikan, ky libër së bashku me “Krim dhe Ndëshkim” të Dostojevskit dhe “Makbethin” e Shekspirit, janë veprat më domethënëse letrare që trajtojnë moralin dhe marrëdhënien me  politikën.  Ndërgjegjja e Meursault është plotësisht e korruptuar megjithatë njerëzit e pëlqejnë atë si personazh. Me anë të këtij libri, njerëzit shtyhen të admirojnë Meursault-in, thotë Jaffa. Çfarë është Meursault? Ai është krejt indiferent ndaj moralit dhe nuk i kupton fare të tjerët që i kërkojnë t`i dojë njerëzit. Ai vret një njeri dhe dënohet me vdekje, pjesërisht edhe pse nuk qan në varrimin e nënës së tij. Meursault mendon se askush nuk ka të drejtë të presë që ai të qajë në varrimin e nënës. Sipas Meursault-së, nuk ka asgjë në univers që mund ta duash. Indiferenca e universit është e vetmja formë e mirë, e vetmja formë mirësie dhe njerëzit duhet të sillen në këtë mënyrë si edhe universi. Duke imituar universin, pra duke qenë indiferentë ndaj të mirës dhe keqes, atëherë njerëzit jetojnë në nivelin më të lartë. Në një farë mënyre, lufta politike në Shqipëri dhe shkalla e korrupsionit janë dëshmi se kjo indiferencë Meursault-iane ka zënë vend. Shoqëria po ashtu, në mjaft kuptime është kapluar nga kjo indiferencë morale.

Tags: Fitim Zekthi

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
Next Post
Romani “Zogjte e qyqes” i Gani Mehmetajt, tashmë flet frëngjisht

Romani “Zogjte e qyqes” i Gani Mehmetajt, tashmë flet frëngjisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]om
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In