Që kryeministri Edi Rama nuk ka më ndërmend që të marrë përgjegjësi për çfarë ndodh në vendin tonë, kjo tashmë dihet. Madje edhe në rastin e sulmit në Rinas, kur të gjithë prisnin se ndoshta kjo gjë do ndryshojë, Rama bëri atë që di të bëjë më mirë: propagandë. Kjo e fundit na sugjeron se në çdo situatë duhet të shpikësh një armik. Dhe këtë herë armiku ishte koncesionari i Rinasit, për të cilin qëllimisht Rama e të tjerët po e theksojnë se është kinez. Sepse të jesh kinez, do të thotë të jesh mall i dobët.
Ironia është se vetëm para pesë muajsh, Dr. Martin Henze i CDU-së gjermane ngriti alarmin se qeveria shqiptare po flirton me Kinën në kurriz të aleancave strategjike, duke negociuar me të elementë nevralgjikë të ekonomisë.
Por Rama e di se tani i duhen kinezët si armiq. Madje i duhet që të theksojë fort se problemi është tek koncesioni.
Koncesionet? Po sikur kjo qeveri ka marrë etiketimin si qeveria e koncesioneve. Pak ditë më parë dha me koncesion një tjetër aeroport në vend, atë të Kukësit. Para disa kohësh edhe aeroportin e Vlorës tek turqit, duke alarmuar Brukselin. Për të gjitha koncesionet e kësaj qeverie ka pasur akuza të frikshme, sa ajo duhet të jetë e fundit që flet për to.
Kaq shumë koncesione ka dhënë kjo qeveri, sa tashmë ajo jo vetëm ka hequr dorë nga përgjegjësitë për qeverisjen, por po heq dorë edhe nga vetë Shqipëria.
Kështu, aeroportin thotë se e kanë kinezët, portin turqit, rrugën e Kombit e ka njëri, atë të Arbrit dikush tjetër, spitalet, ilaçet, naftën, etj. Kaq i fortë është ky distancim sa ndonjë ditë kryeministri mund të thotë se ai nuk është Edi Rama.
E cfar te keqe ka po tha se seshte Edi Rama.Fundi i fundit jemi ne demokraci dhe jo vetem Rama(qe eshte kryeminister )por te gjithe kemi te drejte te aprovojme ose mohojme dicka,pavaresisht se per ne nuk do lene fjale pa na ofenduar ndersa per Ramen ( papagallet e tij qe na ofendojne ne cdo koment )do thone qe eshte gjeni .