Aktualitet

Hoti shfuqizon reciprocitetin me Serbinë: Presim të njëjtën gjë nga Beogradi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:32 - 06/06/20 |
mapo.al

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë, vendim i Qeverisë Kurti.


Kryeministri Avdullah Hoti e quajti këtë vendim të rëndësishëm dhe tha se pret të shohë të njëjtën gjë nga pala serbe – të heqë pengesat dhe t’i japë frymë dialogut.


Presim që edhe pala serbe të heqë të gjitha pengesat, por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa për ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë.


Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.


Ndërsa Thaçi tha se e mirëpret vendimin e qeverisë dhe kërkoi që të fillojë dialogu pa humbur kohë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas