Qeveia e Malit të Zi ka publikuar listën e pagave të zyrtarëve të lartë publikë, për muajin janar të këtij viti.
Në dokument, vihet re se ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq ka marrë pagë neto 2300 euro.
Nga ana tjetër, zv.kryeministri, Dritan Abazoviq është paguar 1732 euro, ndërsa sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Zana Prasceviq Milaçiq u pagua 1503 euro.
Në të njëjtin raport, konstatohet se shefja e kabinetit të kryeministrit, Ivana Maloviq ka marrë pagën e muajit janar prej 1478 eurove, kurse këshilltari i kryeministrit, Dejan Abazoviq rreth 1670 euro.
Këshilltarja e kryeministrit për media, Ananije Jovanoviq, në janar ishte paguar 1410 euro, ndërsa këshilltari i kryeministrit për siguri, Vojo Lakoviq rreth 1740 euro.
Kryenegociatorja e Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE), Zorka Kordiq, mori një pagë neto prej 1,650 eurove në muajin janar.
Përfaqësuesja e Malit të Zi para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Valentina Pavliçiq, mori një pagë prej pak më shumë se një mijë euro në janar.