Aktualitet

Qeveria e re/ Albin Kurti: Mazhorancën me deputetët e pakicave jo serbe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:54 - 22/02/21 |
mapo.al

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, flet për herë të parë për formimin e mazhorancës në Kuvend.





Në një intervistë për Agjencinë Bullgare të Lajmeve, ai shprehet i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e nevojshme në parlament, pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor me partitë kryesore.


Kurti bëri me dije se mund të marrë mbështetje nga deputetët e komuniteteve jo serbë dhe ndonjë ligjvënës tjetër opozitar.




Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje foli edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se synon të hapë një kapitall të ri përmes bisedimeve të sinqerta.


Ai rikonfimoi se dialogu do të jetë prioritet i katërt i qeverisë së re të Kosovës, pas punësimit, drejtësisë dhe pandemisë Covid-19. Ndër të tjera tha se do të punojë me 5 vendet e Bashkimit Europian që se kanë njohur ende Kosovën që të ndryshojë qasjen e tyre.

Lexo edhe :  Kosovë- Bien viktimat, 498 raste të reja me koronavirus në 24 orë

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas