Kryesore

Qeveria e re e Ramës mund të krijohet nga SPAK














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:51 - 21/07/21 |
Mapo.al

Pakkush e di se cilët do të jenë ministrat e rinj të qeverisë së Edi Ramës në mandatin e tretë. Ka disa zëra sikur vetëm 3 prej aktualëve do të vijojnë të jenë pjesë e ekzekutivit.






Po sidoqoftë, mund të hulumtohet mbi llogjikën që do të ndiqet në ndarjen e pushtetit. Jo vetëm tek anëtarët e kabinetit, por edhe në sektorët e rëndësishëm, në pikat kyçe të administratës dhe financave.


Nisur nga lodhja 8 vjeçare, nga gjendja e mbingopjes që disa kanë, dhe sidomos duke marrë paarsysh jo pak afera të rënda që kanë ndodhur, postet e rëndësishme ka gjasa të ndahen sipas hallit, jo sipas meritës, apo potencialit që kanë persona të caktuar.





Duke njohur disa aksione të SPAK të kohëve të fundit, shqetësimi më i madh që mund të ketë rilindja në mandatin e tretë, do të jetë drejtësia. Dhe bëhet prioritet mbrojtja e njerëzve që kanë firmosur tenderat problematike në mbi 70 përqind të rasteve, apo prokurimet sekrete. Kjo është vënë re sakaq edhe në hartimin e listave të deputetëve.

Lexo edhe :  Skandali - Qytetarët çojnë në SPAK patronazhistët


Rruga më e sigurtë për t’u ofruar mbrojtje atyre që kanë lëshuar firmat e paligjshme, është t’u japësh sa më shumë pushtet. Sa më shumë garanci, paprekshmëri.



Dhe të kuptohemi, kjo nuk bëhet për të shpëtuar disa tipa, të cilët Rama mund t’i sakrifikojë brenda ditës e ta bëjë sërish gjumin e qetë.

Bëhet për të shpëtuar veten, pasi marinarët mund të flasin, mund të bashkëpunojnë më drejtësinë, dhe mund të tregojnë se nga kush i kanë marrë urdhërat për t’i shpërndarë milionat në fitues të paracaktuar. E kësisoj të vënë në pozitë shumë të vështirë vetë kapitenin, e krejt anijen.

Në këto rrethana, nuk është aspak surprizë që ndikuesi kryesor në formimin e qeverisë së shtatorit të jetë SPAK.

Me gjasë, do të shohim se do të vazhdojnë të mbajnë e të ushtrojnë pushtet, pikërisht më të rrezikuarit nga drejtësia, ata që kanë shërbyer me guxim në çuarjen përpara të aferave. Sa për kurbanët e vegjël që nuk sjellin shumë kosto, ata nuk janë fare në hesap.

129


Etiketa: , , , , ,

Pas