Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Qeveria e re, Erl Murati: Asnjë i pakënaqur, Rama ka ruajtur balancat brenda PS

by mapo.al
03/09/2021
in Aktualitet, Politika
0

Kryeredaktori i “Gazetarës Shqiptare”, Erl Murati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka analizuar qeverinë e re të prezantuar nga Rama për të drejtuar vendin në mandatin e tretë. Murati thotë se nga qeveria e re asnjë nuk ngeli i pakënaqur ndërsa Rama u përpoq të ruante balancat brenda Partisë Socialiste.

Sa i përket dominimit të grave në kabinetin e ri, Murati thekson se Rama i beson më shumë gjinisë femërore, teksa ishte dhe kapriço personale për të qenë në ‘top’ vendet me më shumë gra në qeveri.



“Në fakt, për të analizuar një qeveri do të duhej pritja e nisjes së saj, për të parë punën, pra produktin. Qeveritë vlerësohen sipas rezultateve. Më e lehtë të vlerësosh qeverinë e Rama 2, se sa Rama 3.

Rama nuk e ka fshehur që i beson grave, femrave, jo vetëm për marrëdhënie personale, beson se punojnë më shumë. I nënshkruari është dakord, pra që ka një etike në punë e përgjegjshmëri. Ndoshta dhe për kapriço personale për të qenë në top 3 apo top 5 me pjesëmarrje të lartë të grave në qeveri.

Qeveria nuk ka ndryshuar shumë thelbësisht. Ministrat kryesorë kanë mbajtur vendet e tyre. Një ekip fitues nuk ndryshohet. Përderisa kryeministri Rama dhe mazhoranca arritën të fitojnë mandatin e tretë, numri i votave dhe mandateve ka qenë në progres, është e udhës që Rama mos bëjë ndryshime shumë. E ka ruajtur marrëdhënien mes përfaqësimit politik të PS dhe prurjeve jashtëpartiake.

Janë ruajtur balancat e mëdha, nuk kishte kapriço si në qeverinë Rama 2, si 2 prurjet nga Kosova apo ata jashtë politikës. Rama ka ruajtur balancat brenda PS me këtë përfaqësim. Mjaft nga drejtuesit politik vijojnë të jenë ministra. Ashtu dhe si disa të tjerë që janë lënë jashtë, por kanë marrë poste në parti. Nuk ka lënë asnjë të pakënaqur. S’pamë askënd, apo një individ, klan apo fraksion që ta kundërshtojë mënyrën si ka vendosur Rama ta shpallë brenda shqiptarëve.

Pritet të shihet programi i qeverisë, ku do jetë fokusi i Rama 3. Mbetet për t’u vlerësuar në punë e sipër. Pothuajse e pamundur të vendosësh notë për qeverinë e re.’’- tha Murati.

Sa i përket lëvizjeve brenda PS, Murati thotë se Rama është kujdesur që të gjithë të integrohen, disave duke u dhënë poste drejtuese.

“Disa prej përfaqësuesve të PS jo thjesht kanë pasur rol të rëndësishëm në zgjedhjet e 25 prllit, por janë dhe pjesë e trashëgimisë së Fatos Nanos në parti. Janë në drejtim të partisë që në kohë të Nanos. E vërtetë që një pjesë e tyre janë lënë jashtë qeverinë, një pjesë janë integruar. Por Rama është kujdesur t’i japë poste në parti. Përbërja e qeverisë e kabinetit është nomenklaturë e kryeministrit. Puna e qeverisë do të përcaktohet tek rezultatet dhe s’ka nevojë të gërshetohet me jetën partiake. “- theksoi Murati.

Sa i përket ftesës për bashkëpunim të Ramës ndaj opozitës, Murati thotë se e ka vetë opozita në dorë këtë me mënyrën e sjelljes së saj, por Basha sipas tij ka dhënë sinjale se do të jetë një opozitë normale.

“Unë mendoj se marrëdhënia qeveri-opozitë në përgjithësi diktohet nga opozita, jo nga mazhoranca. Një parti që ka fituar zgjedhjet është e lirë të qeverisë vetë. Mjafton të qeverisë e qetë. Marrëdhënie diktohet nga ajo që do të zgjedhë të bëjë opozita. PD ka bërë disa marrëveshje, që para 4 vitesh, Reforma Zgjedhore.

Ashtu siç kemi parë që marrëdhënia ka qenë e tensionuar, me protesta e molotovë. Marrëdhënia do i dedikohet mënyrës si sillet opozita. I përket PD apo LSI nëse do të jenë në parlament, a do të debatojnë apo do të jetë një opozitë më e fortë që do dalë në rrugë, të bëjë protesta dhe të largohet nga tryeza e dialogut.

Kryetari i PD ka dhënë sinjale se kjo do jetë opozitë normale, do jetë në parlament dhe do marrë pjesë në komisione. E ardhmja është e paparashikueshme. Situata mund të tensionohet. Lëvizjet kanë filluar të japin disa efekte të çuditshme, dorëheqja e Ruçit, Lefter Kokës, këto janë dilema të pashpjegueshme. Pra pse disa individë hyjnë në garë elektorale dhe më pas tërhiqen.” -përfundoi Murati.

Tags: Erl MuratiQeveriaRama 3

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Greqi/ Pushohen 6400 punonjës të shëndetësisë që refuzuan vaksinën

Greqi/ Pushohen 6400 punonjës të shëndetësisë që refuzuan vaksinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In