Tetë nga ministrat e kabinetit “Rama 3” vijnë nga qeveria “Rama 2”. Ndër emrat që zëvendësohet është edhe ai i zv/kryeministrit, ku me largimin e Erion Braçes në këtë fuksion Rama ka emëruar Arben Ahmetajn, ish-ministër për Rindërtimin.
Nga 15 anëtarë që ka kabineti i ri qeveritar, si asnjëherë më parë 12 janë ministre gra dhe vetëm 3 janë ministra burra. Niko Peleshi, Ulsi Manja dhe Bledi Çuçi janë ministrat burra, të cilëve iu bashkohet edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
Olta Xhaçka, Delina Ibrahimi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Evis Kushi, Frida Krifca, Mirela Kumbaro, Elva Margariti, Elisa Spiropali, Edona Bilali, Bora Muzhaqi dhe Milva Ikonomi janë ministret femra.
Kabineti i ri qeverisës
Zv/kryeministër – Arben Ahmetaj
Në mandatin e dytë mbajti postin e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin. Ahmetaj ulet në postin që mbahej nga Erjon Braçe.
Ministri i Europës e Punët e Jashtme – Olta Xhaçka
Në mandatin e dytë Olta Xhaçka mbante këtë post nga janari 2021, pas largimit të Gent Cakajt. Më parë mbante detyrën e ministrit të Mbrojtjes që e kishte marrë nga shtatori 2017.
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Në mandatin e dytë, Niko Peleshi mbante po këtë post nga janari 2021, duke pasuar Olta Xhaçkën. Shtator 2017 – janar 2019 mban postin e ministrit të Bujqësisë.
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Vjen në kabinet pas drejtoi për 4 vite komisionin parlamentar të Ligjeve, zëvendëson Etilda Gjonajn.
Ministër i Brendshëm – Bledi Çuçi
Në mandatin e dytë Bledi Çuçi mori detyrën e Ministrit të Brendshëm në dhjetor 2020, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.
Ministër i Financës – Delina Ibrahimi
Ibrahimi ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe zëvendëson Anila Denajn si ministre e Financave.
Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku
Në mandatin e dytë Belinda Balluku u emërua në postin Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në dhjetor 2018, duke pasur në këtë detyrë Damian Gjiknurin.
Ministër i Shëndetësisë – Ogerta Manastirliu
Në mandatin e dytë është dekretuar Ministër i Shëndetësisë për herë të parë më 19 Mars 2017.
Ministër i Arsimit – Evis Kushi
Në mandatin e dytë është emëruar ministre e Arsimit në shtator 2020, në vend të Besa Shahinit.
Ministër i Bujqësisë – Frida Krifca
Frida Krifta vjen në këtë post pas largimit tw Milva Ekonomit.
Ministër i Turizmit – Mirela Kumbaro
Në mandatin e dytë u emërua ministre e Kulturës post të cilin e mbajti deri në 2019. Ndërsa në qeverinë “Rama 3” do të jetë ministre e Turizmit në vend të Blendi Klosit.
Minister e Kulturës – Elva Margariti
Në Mandatin e dytë u emërua ministre e Kultures në janar 2019 duke zëvendësuar në këtë detyrë Mirela Kumbaron.
4 ministra shteti
Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin – Elisa Spiropali (Konfirmohet)
Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes – Edona Bilali
Ministre për Rininë dhe Fëmijët – Bora Muzhaqi
Ministre për Standartet dhe Shërbim – Milva Ikonomi