Kryesore

Apeli i Bashës për qytetarët: Mbrohuni vetë nga virusi, qeveria është dorëzuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:30 - 04/07/20 |
mapo.al

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka qenë sot në Pogradec për të parë nga afër situatën e biznesit të vogël të këtij qyteti dhe gjendjen e turizmit në këtë periudhë jo të lehtë ekonomike.


Pasi ka dëgjuar shqetësimet e një biznesi familjar bulmeti, Basha ka premtuar mbështetje për sipërmarrësit, prodhuesit e bizneset duke parashtruar objektivat e opozitës.


Kreu i PD iu ka bërë thirrje bizneseve të marrin masa ndaj COVID-19 duke ruajtur distancën, higjienën dhe përdorur maska në ambiente të mbyllura, pasi sipas tij qeveria është dorëzuar.


“Qeveria është dorëzuar. Mos prisni qeverinë, mbrohuni të bëjmë gjithçka për ekonominë, mirëqenien”, ishte apeli i Bashës.


Deklarata e plotë
Të dashur miq, ju përshëndes këtë të shtunë nga Pogradeci, ku do të vazhdoj takimet me biznesin , me hotelerinë, me qytetarët, ku situata, për fat të keq, vazhdon të jetë e rëndë. E rëndë është edhe sittuata e COVID-it, ndaj, dua t’ju persëris thirrjen që ju bëra edhe mbrëmë: Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambjente të mbyllura dhe përmes higjenës. Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore të secilit prej nesh. Mos prisni gjë nga qeveria! Merni masa, mbrohuni dhe të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas