Aktualitet

Qeveria fshehu vdekjet e Covid/ Meta: Alarmante, autoritetet të rishikojnë masat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:30 - 22/10/21 |
mapo.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të FMN-së, ku thuhet se Shqipëria kishte vdekjet më të larta nga Covid në Europë, ndërsa e quan alarmante grafikëne publikuar.






Meta në një postim në rrjetet sociale i ka bërë thirrje Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve “të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët”.


“Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më parë”, shkruan Presidenti Meta.







POSTIMI I PLOTE




Renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19 sipas FMN, është një fakt alarmant, që duhet të merret shumë seriozisht, për më tepër që vendi ynë është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE.

Lexo edhe :  Pikante nga ceremonia në Vlorë/ Rama nuk i flet as Metës dhe as Lelit


I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët.

Duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve. Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më parë.

LEXO EDHE: 

FMN: Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID, në Europë

1


Etiketa: , ,

Pas