Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Qeveria italiane, Salvini e Di Mario vendosin këtë të dielë

by mapo.al
13/05/2018
in Aktualitet
0

Kur italianët shkuan në zgjedhje në fillim të marsit, mesazhi ishte i qartë dhe i fortë: Është koha që partitë që kanë dominuar që nga fillimvitet ’90 të dalin nga skena politike.

Mbi 50 për qind e zgjedhësve mbështetën dy partitë e ardhura nga jashtë atij që mund të quhet “establishment”, “Lëvizjen 5 yjet” dhe “Lega Nord”-in e ekstremit të djathtë.

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet, këto dy parti janë në prag të krijimit të një qeverie koalicioni, që mund të shkëputet ndjeshëm nga politikat centriste të mëhershme.



Matteo Salvini, udhëheqës i “Lega Nord”, dhe homologu i tij i “5 yjeve”, Luigi di Maio, duket se kanë ravijëzuar një marrëveshje që mund të publikohet shpejt.

Salvini dhe Di Maio, një dyshe disi e çuditshme, kanë kaluar pjesën më të madhe të dy muajve të shkuar duke shkëmbyer fyerje, por tani po punojnë për të hartuar një dokument politik dhe pritet të informojnë presidentin Mattarella më vonë gjatë ditës.

Di Maio ka thënë se hapa të konsiderueshëm përpara janë ndërmarrë për një program politik, me akordime në çështje të vështira si ligjet mbi emigracionin, reformën e pensionit, taksën e sheshtë dhe të ardhurat bazë universale.

Por, sidoqoftë, mbetet e paqartë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Italisë. Mes emrave të përmendur nga shtypi italian janë edhe zv.kryetari i “Lega Nord”, Giancarlo Giorgetti; drejtuesi i kompanisë që ndërton anije, “Fincantieri”, Giampiero Massolo; ish-shef i shërbimit sekret; si dhe Elisabetta Belloni, sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Jashtme.

Në çdo rast, kandidati do të jetë dikush që do të mbajë parasysh paralajmërimin e Mattarellës, të enjten, kundër çdo distancimi të mundshëm nga Europa. “Lëvizja 5 yjet” e ka zbutur qëndrimin e saj mbi BE-në, duke thënë se do të donte të hapte diskutime mbi disa marrëveshje dhe jo ta tërhiqte Italinë, ndërsa Salvini ka thënë se do të mbrojë Italinë brenda bllokut. Nëse edhe ky rast do të lëshohet nga duart, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Tags: kohekomentemuajpartireagimezgjdhe

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Nga shëtitjet me varka te mbrëmjet muzikore, çfarë ofron për qytetarët Moli te Diga e Liqenit

Nga shëtitjet me varka te mbrëmjet muzikore, çfarë ofron për qytetarët Moli te Diga e Liqenit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In