Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar sot Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa deri në shkarkimin e një gjyqtareje, që ka nxjerrë nga burgu një person me precedentë kriminal.
“Erida Cela nuk e ka për herë të parë, ajo ka qenë subjekt inspektimi i KLD. Sot MD i ka kërkuar inspektoriatit të KLD të nisë hetimin për veprimin e gjyqtares në lidhje me rastin. Do e ndjekim deri në fund cështjen dhe do të propozojmë para KLD masat deri në shkarkimin e gjyqtares”- tha zëvendës ministri i Drejtësisë në një deklaratë për mediat.
Sipas tij, raste të tilla nuk janë as të reja as befasuese, por shkaktojnë revoltë e neveri në kushtet kur vendi po reformon drejtësinë e kalbur.
“Vetingu që po zbulon pasuri të paimagjinueshme me shkelje ligjore të panumërta duhet të pastrojë llumin në togën e zezë. Ata gjyqtarë që mendojnë se do ja hedhin duke ikur nga sistemi, por jo, pas vetingut është radha e ndëshkimeve për të gjithë, se nuk është pastrimi i llumit, por garantues i një sistemit që të bëjë drejtësi”– tha ai.
C pune ka qeveria me vetingun pikerisht per kete asnjeri nuk beson me tevetingu qeveria fut hundet kudo vetingu I kapur nga qeveria
Me se fundi e nxori fytyren e vertete Thaci nje spiun I serbeve
Po mire mo nuk e mendojn fare qe kjo mund tju kthehet ne bumerang neser. Kta kriminela qe lihen rrugeve neser mund te na vrasin femijet.
Aman mo jepini shpejt asaj reformes ne drejtesi qe te lajm duart njeher e mire me kta maskarenj gjyqtare qe ja pin gjakun qytetareve te thjesht dhe nga ana tjeter nuk lan me kriminel pa nxjerr nga burgu
Ndaj ktij fenomeni nuk duhet te regojn vetem 2 ministra po duhet te reagoj i gjithe populli, dihet te reagojn te gjithe ata qe kane femij qe kjo gjendje mos te vazhdoj me se eshte skandaloze. Na plasi shpirti.