Aktualitet

Qeveria lehtëson masat kundër koronavirusit, hapen lokalet edhe në ambjentet e mbyllura







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:30 - 27/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të hapen ambientet e brendshme të lokaleve, të cilat u mbyllën për shkak të rrezikut nga pandemia Covid-19.


Gjatë një takimi që zhvilloi me pronarët e disa bizneseve të vogla në Vlorë, Rama tha se “sot do të dalë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve.”  Kryeministri përmendi si problem ftohjen e kohës, teksa i mëshoi sërish respektimit të masave mbrojtëse anti Covid.


Sipas Ramës, tashmë do të ketë mbikqyrje vetëm ndaj punës së zezë dhe se Shqipëria si asnjë vend tjetër do të jetë pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029.



“I thërrisni pak mendjes dhe i rrisni pak rrogën. Shqipëria si asnjë vend tjetër pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029. Sot do të dalë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani, që fillon koha më e ftohtë. Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin! Të jeni mirë dhe shëndet! Puna mbarë!”-tha Rama.




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas