Aktualitet

Qeveria miraton 5 191 paga lufte për të larguarit nga puna prej koronavirusit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:49 - 12/08/20 |
mapo.al

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në Facebook ka lajmëruar se qeveria miraton edhe 5,191 paga lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020.


Kryministri shkruan në statusin e tij se efekti financiar prej 134,966,000 lekë mbulohet nga fondi rezervë DPSHTRR (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportiti Rrugor).


Postimi i Kryeministrit:


#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️


👐🏿 SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor🤝

QEVERIA SHQIPTARE miraton:
✅ +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!
✅ Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)🤩

#ShqipëriaQëDuam


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas